Sulmet kibernetike në SHBA, Trump: S’janë rusët, shihni më mirë Kinën

Sulmet kibernetike në SHBA, Trump: S’janë rusët, shihni më mirë Kinën

Sulmi kibernetik ndaj agjencive më të larta në SHBA, ka ngjallur debat të madh në vend në lidhje me sigurinë e institucioneve në vend dhe po ashtu në lidhje me personin që mund të qëndrojë pas tyre.

Presidenti në largim i SHBA-së, Donald Trump, ndryshe nga Sekretari i tij i Shtetit Mike Pompeo, nuk e sheh domosdoshmërish Rusinë prapa sulmit kibernetik në shkallë të gjerë ndaj institucioneve të qeverisë amerikane. Trump theksoi se Rusia dyshohet gjithmonë nëse diçka ndodh, por pas saj mund të fshihet edhe Kina “për arsye kryesisht financiare”, u shpreh ai.

Pompeo disa ditë më parë ka fajësuar Rusinë për sulmin masiv kibernetik. Megjithatë një akuzë e tillë është hedhur poshtë nga Kremlini zyrtar.  Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike dhe të infrastrukturës (Cisa) e ka klasifikuar sulmin e hakerëve si një “rrezik serioz” për qeverinë federale në Uashington, për shtetet dhe bashkitë si dhe për të gjithë sektorin privat.

Sulmi kibernetik  vazhdon të paktën prej marsit. Trump gjithashtu doli me pretendimin se sulmi u paraqit në “media në përmasa shumë më të mëdha nga sa është në të vërtetë, duke theksuar se çdo gjë është nën kontroll.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm