Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbështetur vendimin e SHBA-ve për sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve kibernetike. Xhaçka thotë Rusia duhet të mbajë përgjegjës për veprimet e saj që cënojnë sigurinë.
"Shqipëria mbështet plotësisht masat e SHBA në përgjigje të veprimeve të Rusisë kundër tyre dhe aleatëve tanë. Ne qëndrojmë pranë SHBA-së dhe gjykojmë se këto masa janë proporcionale dhe të drejta. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj që shkojnë kundër sistemit të bazuar në rregulla dhe kërcënojnë sigurinë tonë", thuhet në mesazhin e Xhaçkës.
Në përgjigje të ndërhyrje ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe sulmeve kibernetike në vend, administrata e Biden vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe dëboi personelin diplomatik.
SHBA fajësuan Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse si forca që qëndron pas sulmit të SolarWinds që preku qeverinë federale si dhe pjesë të gjera të sektorit privat.
Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan deklaroi për CNN se qëllimi i administratës është të japë një përgjigje të duhur ndaj sulmeve ruse.
Sanksionet shenjëstrojnë dhjetëra individë, duke përfshirë zyrtarë të inteligjencës ruse dhe masa do të përfshijë edhe dëbimin e deri në 10 zyrtarëve dhe diplomatëve rusë.
Prej disa javësh administrata e Biden, ka dhënë sinjale se po përgatit një përgjigje ndaj shkeljes së sigurisë kibernetike.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe kompanitë e teknologjisë kanë thënë se sulmi kibernetik që u zbulua në dhjetor të vitit 2020, mund të ishte bërë nga ana e hakerëve rusë, akuza e hedhur poshtë nga Moska.
Nga sulmi kibernetik janë prekur të paktën nëntë agjenci qeveritare, përfshirë departamentin e Thesarit, atë të Drejtësisë dhe të Tregtisë si dhe 100 ndërmarrje private. Sanksionet gjithashtu kanë për qëllim hakmarrjen për ndërhyrjen e pretenduar gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndërhyrje e cila sipas agjencive të inteligjencës amerikane është miratuar nga Vladimir Putin.
Hahahah lepires b...e
Përgjigju