Sulmet kibernetike shënjestrojnë
trupat paqëruajtëse të NATO-s

Sulmet kibernetike shënjestrojnë<br />trupat paqëruajtëse të NATO-s
Ushtarët e NATO-s në Evropën Lindore janë vënë në shenjestër të sulmeve kibernetike. Sipas Wall Street Journal, ka filluar një fushatë e egër kundër trupave amerikane, ndërsa janë evidentuar dhe sulme në llogaritë iCloud në Facebook, madje sulme të tilla janë pikasuar edhe në pajisjet individuale si një aparatet celulare dhe tabletë.
 
Në informacionin e publikuar nga Eall Street theksohet se sulmet nuk kanë qenë të gjitha të sofistikuara, por sipas specialistëve kjo mjafton për të  shtënë në dorë informacionet rreth trupave amerikane me informacione të ndjeshme, të cilat nëse do të publikoheshin mund të shkaktojë probleme të mëdha.

Sulmet kanë patur në shenjestër rreth 4000 trupa  të NATOS, në afërsi të kufirit me shtetin rus, duke hedhur dyshime se sulmi mund të ketë prapavijë dhe ndikim nga hakerat rusë.
Gjashtë ushtarë amerikanë kanë rënë pre e hakimit të llogarive të Facebook-t duke arritur deri tek “Find my iPhone”.
 
Wall Street Journal këtë sulm e lidhë me  autoritetet ruse, ndërkaq vëtë pala amerikane beson se në këtë çështje janë përfshirë dronë dhe pajisje të sofistikuara  për të hakuar ushtarët  amerikanë që janë pjesë e shërbimeve ushtarake.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër