
SHBA ka reaguar pas sulmeve me dronë në Rusi. Pasi dy bazat ajrore ruse të Ryazanit dhe Saratovit u goditën të hënën, dje edhe aeroporti i Kurskut u vu në shënjestër të një sulmi me dron, ku Moska pretendon se është sulm nga Ukraina.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklratë për mediat tha se Shtetet e Bashkuara "as nuk i inkurajuan dhe as nuk i lejuan ukrainasit të sulmonin brenda Rusisë". Blinken përsëriti vendosmërinë e Uashingtonit për të siguruar që forcat e Kievit "të kenë në duart e tyre pajisjet që u nevojiten për të mbrojtur veten, territorin dhe lirinë e tyre".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë








