Sulmet,Meta homologut turk:Goditje
ndaj njerëzimit dhe vlerave tona

Sulmet,Meta homologut turk:Goditje<br />ndaj njerëzimit dhe vlerave tona
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman për sulmet terroriste në Stamboll ku ka thënë se kjo është një goditje për gjithë njerëzimin dhe vlerave që na bashkojnë. 

Jam i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme në Aeroportin e Stambollit. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për qindra të plagosur”, shkruan Meta në mesazhin e tij. 

Kryetari i Kuvendit tha se sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë dhe se Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah popullit turk në këtë moment të errët e të dhimbshëm. 

Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah jush gjatë këtij momenti të errët e të dhimbshëm. Jemi të palëkundur në angazhimin tonë kundër terrorizmit. Në solidaritet të plotë me popullin mik turk dënojmë me force çdo akt terrorizmi, që cenon qytetarët e pafajshëm”,  u shpreh Ilir Meta në mesazhin dërguar homologut turk, Kahraman.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv