SHBA - David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s ka dëshmuar sot me dyer të mbyllura përpara Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan mbi sulmet në Benghazi, ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan.

Një parlamentar amerikan bën të ditur se Petraeus ka akuzuar disa agjensi të tjera federale të inteligjencës për modifikim raporti të CIA-s ku flitej për për mundësinë e sulmeve terroriste në Bengazi. Nga ky sulm gjetën vdekjen 4 shtetas amerikanë mes të cilëve edhe ambasadori Chris Stevens.

Gjithashtu David Petraeus u përgjigj “Jo” pyetjes se skandali ku ishte përfshirë mund të influencojë mbi dëshminë e tij mbi sulmet në Benghazi – referoi i njëjti politikan.

(lc/Shqiptarja.com)