Brukseli nën sulm, ishte kjo nata më e gjatë e të gjithë qytetarëve. Mbrëmja e gjeti qytetin e gjunjëzuar me një memorial të improvizuar në nderim te viktimave, ku kryeministri Charles Michel shkoi aty për të dhënë mesazhin se Brukseli është i fortë.

Nata ka qenë e tensionuar pasi forca të shumta policie me armë në duar kanë qenë prezente në për rrugë në kërkim të personit të tretë i cili dyshohet se është një nga autorët që ka drejtuar shpërthimet .
Brukseli shpalli tre dite zie për goditjen e dyte të terrorizmit në zemër të Europës dhe qeveria i ka ftuar shtetasit e saj të mbajnë një minutë heshtje sot në orën 11:00.

Disa prej kryeqyteteve në botë kanë shprehur solidaritetin e tyre duke ndezur dritat nën ngjyrat e flamurit belg. Kulla Eiffel në Paris, Bandenburg në Berlin, Roma, Statuja e lirisë në SHBA u ndriçuan mbrëmjen e djeshme në nder të viktimave.
Dy shpërthimet në aeroportin Zaventem dhe i treti në metron Maelbeek lanë të paktën 31 të vrarë dhe rreth 250 të plagosur.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO