Sabina Sulaj, Armela Sagashi dhe Dijamant Zabergja janë viktimat e parë shqiptarë prej fenomenit të terrorizmit.

Të rinjtë shqiptarë, shtetas të Kosovës, u qëlluan për vdekje pas shpine në ambientet e Qendrës Tregtare "Olympia" të Mynihut. Ndërkohë 15 vjeçarja Sabina Sulaj është me nënë nga Shqipëria, konkretisht nga zona e Mirditës. 

Sipas policisë gjermane, autori është një 18-vjeçar gjermano-iranian, Ali Sonboly.

Dy prej viktimave humbën jetën në vend, ndërsa Armela Sagashi, 14 vjeçarja me origjinë nga Podujeva e Kosovës, humbi jetën në spital disa orë më pas. 

Vrasja e tre të rinjve shqiptarë në Mynih ka sjellë reagimin e ashpër të opinionit publik, të cilët kanë dënuar aktin barbar të Sonboly, i cili sipas autoriteteve gjermane nuk kishte lidhje me terroristët islamikë të ISIS, por njihej për jetën e tij të izoluar dhe antisociale.  

Sulmet terroristë të Mynihut janë dënuar edhe nga i gjithë faktori ndërkombëtar.