Sulmet në Paris, Evropa nën
alarm, shtohet siguria e kontrollet

Sulmet në Paris, Evropa nën<br />alarm, shtohet siguria e kontrollet
Mbas sulmeve në Paris shumë shete europiane janë vënë nën alarm. Një terminal në aeroportin e Gatewick-ut në Londër u mbyll për shkaqe sigurie dhe ka raportime që flasin për arrestimin e një personi me një çantë të mbushur me lëndë shpërthyese. Mediat britanike bëjnë me dije se pasagjerët u evakuan nën reshjet e shiut.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes njoftuan përmes rrjeteve sociale për shtim të forcave të sigurisë dhe kontrolleve, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me sulmet e Parisit apo jo.

Ndërkohë, mediat gjermane flasin për të paktën një person të arrestuar në landin e Bavarisë, që me gjasa ka lidhje me sulmet e ndërmarra në Paris një natë më parë.

Ministri i Bavarisë Horst Seehofer thotë se ka një hipotezë të fortë. Sipas raportimeve ka të dhëna se një burrë është ndaluar në Gjermani javës që shkoi. Ai kishte me vete automatikë, eksploziv duke e lidhur me atentatet e Parisit. 

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet gjermane, ndërkohë që siguria në vend është rritur.

BBC raporton se autoritetet franceze po bashkëpunojnë me ato belge, pasi dyshohet se sulmet mund të jenë planifikuar dhe koordinuar prej Belgjikës.

Redakisa online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda

Pogradec/ Të rinj e veteranë në maratonën e notit, pjesëmarrës edhe ikona e këtij sporti 82 vjeçari Sulejman Poda