Salah Abdeslam i dyshuari kryesor për sulmet në Paris zgjodhi të mos hidhet në erë për të shpëtuar jetë të tjera. Ishte kjo deklarata e vëllait të tij Mohamed Abdeslam, pas takimit me 26 vjecarin në një burg të Belgjikës ku pret të ekstradohet në Francë.
“Do të kishte më shumë viktima nëse do të isha hedhe në erë”, i ka rrëfyer Salah të vëllait.
Mohamed Abdeslam thotë se i vëllai terrorist i ka treguar se dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet franceze sepse “ndjen peshën e fajësisë për sulmet në Paris, por jo për ato të Brukselit”.
Sulmi kamikaz i ndodhur në Paris në 13 nëntor në salllën e koncerteve, në stadium, restorant u mori jetën 130 personave.26 vjecari Abdeslma u arrestua muajin e kaluar në Bruksle 4 ditë pas sulmeve të Brukselit, ku u vranë të paktën 31 njerëz.Autoritetet besojnë se i njëjti rrjet militantësh janë autorët e sulmeve në Paris dhe në Bruksel.
Burimet policore bëjnë me dije se 26 vjecari me kombësi franceze dhe i lindur në Belgjikë është fshehur në Bruksel për më shumë se 4 muaj.
Brenda 10 ditësh Abdeslam do të ekstradohet në Francë. Ai do të udhëtojë rreth 300 km për të dalë përpara drejtësisië franceze dhe më pas do të vendoset në një burg të sigurisë së lartë.
Ndërkohë ISIS ka marrë përsipër sulmet si në Paris, ashtu edhe në Bruksel dhe ka kërcënuar për të tjera goditje terroriste në Europën Perëndimore. I ashtuquajturi Shteti Islamik ka vendosur në shënjestrën numër një Salah Abdeslam, të cilin e quan tradhtar.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com