Sulmet në Siri,Bana:Kur të vdesim
flisni për njerëzit që janë ende këtu

Sulmet në Siri,Bana:Kur të vdesim<br />flisni për njerëzit që janë ende këtu
Forcat qeveritare siriane kanë rimarrë provincën e Sakhour një lindje të Alepos e cila ishte në duart e rebelëve.
 
Forcat siriane të mbështetura edhe nga ndërkombëtarët që nga muaji shtator kanë nisur ofensivën për të marrë nën kontroll qytetin e Alepos.
 
Mijëra civilë po përdoren si mburoja nga rebelët ndërsa shumë prej banorëve janë detyruar të zhvendosen për shkak të bombardimeve që nuk kanë të ndalur. Çdo ditë mediat raportojnë për familje të cilat në përpjekje për tu arratisur përballen me plumbat dhe bombardimet.  
 
Por ajo çka po trondit dhe po emocionon mbarë botën janë fjalët e një 7-vjeçareje e cila së bashku me familjen e saj ka ngecur në qytetin sirian duke u kthyer në simbol të bashkëkombësve të saj.

Ushtria hyri. Kjo mund të jetë dita e fundit kur mund të lirohemi. Ju lutem, ju lutem, lutuni për ne. Mesazhi i fundit. Jemi duke u bombarduar, nuk mund të qëndrojmë gjallë. Kur të vdesim, vazhdoni të flisni për 200 mijë njerëzit të cilët janë ende këtu. Mirupafshim”, është ky mesazhi i vogëlushes Bana në rrjetin social twitter.

bana siri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’