Sulmet në Tiranë, shoqërohen 
22 vetë, një i dyshuar si auto

Në lidhje me sulmet e njëpasnjëshme terroriste të realizuara mëngjesin e djeshëm në tre vend të ndryshme në Tiranë, policia ka kryer një sërë shoqërimesh. Sipas të dhënave të besueshme, mësohet se numri i personave që janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë i kalon të 50 personat, ndërsa persona që dyshohet se kanë dijeni në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se deri orëve të vona të së mbrëmshmes, janë 22.

Operacionet e kërkimit dhe të kontrolleve janë kryer në disa zona të Tiranës dhe në periferi të saj, ndërsa nga të dhëna të rezervuara, bëhet me dije se në grupin prej 22 personash që janë shoqëruar dhe janë mbajtur mbrëmë në ambiente policore, një prej tyre dyshohet edhe si i përfshirë në sulme. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SHISH dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë futur menjëherë nën vëzhgim një sërë komponentësh, të cilët janë survejuar deri në ndërhyrje të policisë në disa lokale të Tiranës.

Gjithçka që ka të bëjë me këto persona të shoqëruar mbahet sekret nga grupi hetimor, por referuar të dhënave të besueshme, saktësohet se disa prej të shoqëruarve, janë kapur në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës; mes Tajvanit-Shallvareve-Myslym Shyrit.

Shoqërimet 
Pas dhënies së dëshmive të para të disa personave që kanë rezultuar të pranishëm në vendet e ngjarjeve, dëshmive të marra nga personat e shënjestruar, po ashtu edhe të shqyrtimit të disa pamjeve filmike për dy raste, pasi shpërthimi në pallatin në të cilin kishte shtëpinë funksionari i policisë, Alfred Nomani, nuk është bërë e mundur të regjistrohet asnjë sekuencë filmike, policia ka nisur me shoqërimet e para. Sipas të dhënave të policisë është bërë e mundur se në të gjitha zonat, me tendenca të tilla kriminale, janë kryer shoqërimet e personave të dyshimtë për aktet të tilla, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Sipas të dhënave, saktësohet se policia ka ushtruar kontroll në aksin Fushë-Krujë-Vorë-Durrës, duke patur në vëmendje pikërisht një sërë bazash të dyshimta, por pa mundur të haset në asnjë eksponent të dyshimtë. Policia ka mbledhur dy kamera në afërsi të farmacisë në pronësi të Bashkim Tahirit, të atit të ministrit. Mësohet se është fiksuar një person që ka lënë në anë të ndërtesë, pikërisht te vendi i kondicionerit një diçka dhe është larguar me një biçikletë. Ndërsa në shtëpinë e Nomanit, në të cilën nuk gjendej asnjë person brenda, saktësohet se autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë.


Hetimet: Aktet nga e njëjta dorë. Qëllim përhapje paniku   
 
Mbrëmë, kryepolici i vendit Artan Didi ka mbledhur në Policinë e Shtetit në një takim informues dy funksionarët më të lartë të SHISH, dy vartësit e tij dhe kreun e sektorit të antiterrorist. Takimi ka zgjatur për rreth dy orë, ku mes palëve janë shkëmbyer informacione mjaft të vlefshme në kuadër të hetimit për sulmet e djeshme, ndër më të frikshmit e realizuar në këto dy vite, ku sulmet me lëndë plasëse dhe mina të telekomanduara kanë qenë thuajse të përditshme.

Të dhënat saktësojnë se nga SHISH, përveç Visho Ajazit, ka qenë i pranishëm edhe drejtuesi i Antiterrorit në Shërbimet Informative, ndërkohë që mësohet se janë lënë detyra respektive dhe se nga burime të rezervuara, Policia dhe grupi hetimor, kanë të dhëna mjaft të vlefshme për të shkuar tek personat-autor të tre sulmeve të njëpasnjëshme.

Hetimet    
Nga të dhënat e orëve të vona, bëhet me dije se grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se të tri sulmet janë vendosur nga e njëjta dorë. Do të thitë se janë të njëjtët persona që kanë realizuar sulmet pasi përveç objektivave të qartë, kanë ngjashmëri edhe të lënda plasëse e përdorur. Në të dy rastet e shpërthimit, mësohet se mekanizmi ka qenë i njëjtët; me telekomandë, ndërsa për rastin e Unazës, mina ka qenë e përgatitur po pa celular, paçka që shpërthimi i kontrolluar, ka lënë pak shenja dalluese në lëndën vrasëse. Burimet nga grupi hetimor tregojnë se qëllimi ka qenë thjesht një mesazh për tek Tahiri, ndërsa autorët nuk kanë patur për qëllim të vrasin askënd. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha