Forcat e Armatosura të Turqinsë dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) pas një operacioni të nisur në distriktin Raju të martën në mëngjes, çliruan një fshat nga terroristët e PYD / PKK-së në Afrinin perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas korrespondentit të AA-së në vendngjarje, është çliruar fshati Alkana në perëndim Afrinit. Kjo erdhi pasi fshatrat Khalil dhe Sati Ushaghi në Afrinin perëndimor më parë u pastruan nga terroristët.

Duke përfshirë fshatrat, 24 zona janë pastruar nga dita e 11 e operacionit “Dega e Ullirit”, nisur më 20 janar për të pastruar terroristët e PYD / PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në Sirinë veriperëndimore. Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë. 

d.c./shqiptarja.com