Militantë dhe zyrtarë të bashkive të PD-së/ 9 të arrestuar, 12 në kërkim pas sulmeve ndaj KZAZ-ve në Mat dhe Klos

Militantë dhe zyrtarë të bashkive të PD-së/ 9 të arrestuar, 12 në kërkim pas sulmeve ndaj KZAZ-ve në Mat dhe Klos


Nëntë persona janë arrestuar, 12 janë në kërkim dhe 33 janë të proceduar në gjendje të lirë pas sulmeve ndaj policisë dhe KZAZ-ve nr. 17 që ndodhej tek Biblioteka e qytetit dhe Nr. 16 që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa në Mat. Mes të arrestuarve janë militantë dhe punonjës të bashkive të drejtuara nga PD-ja, policë bashkikë, administratorë dhe punonjës të tjerë. 

Të arrestuarit
E.D, 21 vjeç, banues në Burrel

Xh.Gj, 55 vjeç,  banues në Burrel

M.D, 53 vjeç,  banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).

E.T, 49 vjeç, banues në Klos

I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)

M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos

M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)

R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).

H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e  banues në Britani e Madhe.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12  shtetas, konkretisht  :

N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.

Si dhe janë shpallur në kërkim 12  shtetas të tjerë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, "Prishje e qetësisë publike",  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.


Lajmi kryesor:

Sulmet ndaj KZAZ-ve në Kavajë, Kukës, Mat dhe Klos, arrestohen zyrtarë të bashkive të PD-së dhe militantë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare