Sulmet ndaj SHISH, Noka: Ajazi
të vijë e të mbrohet në Kuvend
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur sot në Komisionin e Sigurisë në Kuvend për kreun e SHISH-it, Visho Ajazi. Partia Demokratike ka kërkuar që “Visho Ajazi të mbrohet ndaj akuzave”. (Në foto: Komisioni i Sigurisë në Kuvend)
TIRANE - Partia Demokratike kërkoi sot seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Deputeti demokrat, njëherësh edhe nënkryetar i këtij komisioni, Flamur Noka, tha se kreu i SHISH duhet të raportojë në lidhje me situatën e krimit dhe sigurisë në vend.
Duke iu referuar edhe akuzave të Ministrit të Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, se Visho Ajazi nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit, Noka ka kërkuar që Ajazi të vijë në komision që të mbrohet.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur “Visho Ajazi të vijë në Komisionin e Sigurisë. Kreu i SHISH-it, Ajazi duhet të mbrohet nga akuzat e mazhorancës”.
Anëtari socialist i Komisionit të Sigurisë, Taulant Balla tha se kërkesa e demokratëve duhet zyrtarizuar përmes një letre drejtuar komisionit, ndërsa sipas procedurave pritet që Ajazi të raportojë në seancën e radhës ose pas dy seancash të Komisionit të Sigurisë.
Vetë kryeministri Rama do të deklaronte nga foltorja e Kuvendit se nevojën e riformatimin të Shërbimit Informativ Shtetëror. Mazhoranca ka akuzuar SHISH se nuk ka dhënë informacione në lidhje me ngjarjet kriminale në vend ndërsa opozita i ka cilësuar këto si sulme që shumica po i bën një institucioni të pavarur.
Ndërsa presidenti Nishani ka vlerësuar punën e kreut të SHISH, socialistët po priren drejt një ristrukturimi të këtij institucioni, duke nisur që me shkarkimin e Visho Ajazit.
Redaksia Online
(bg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis
27 Dhjetor, 13:53
-
‘Në Shqipëri s’ka kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë për Report Tv: Importi është gjetur rruga më e lehtë! Kostot e transportit janë rritur
27 Dhjetor, 13:43
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45