SPANJE-Hetimet për autorin e sulmit në Barcelonë ku vdiqën 14 persona kanë marrë një tjetër rrjedhë sipas policisë iberike.
Shoferi i sulmit mund të jetë ende gjallë dhe në arrati, thonë policia spanjolle. Ndërsa i dyshuari kryesor tani është Younes Abouyaaqoub 22 vjeç, i lindur në Marok, por jetonte në qytetin e Ripollit në veri të Barcelonës.
Moussa Oukabir 17 vjeç, ishte i dyshuari kryesor më parë, por ai ishte një nga pesë terroristët e vrarë nga policia në sulmin e dytë në Cambrils, në perëndim të Barcelonës.
Oukabir ishte cilësuar më parë si i dyshuari kryesor, por shefi i policisë të premten tha se hetimet janë fokusuar te Abouyaaqoub, i cili mund të jetë autori i masakrës.
Edhe mediat spanjolle, gazeta “El Pais” theksonte se bazuar te burimet nga autoritetet, Abouyaacoub është i dyshuari kryesor.
Përsa i përket viktimës, Oukabir me dokumentet e të vëllait ai mori me qira kamionin e përdorur në sulmin e Barcelonës dhe një tjetër orë më vonë në veri të Barcelonës.
Në sulmin e dytë policia ekzekutoi 5 terroristët, ndërsa shefi i policisë tha se një oficer vrau katër nga autorët, të cilët kishin veshur rripa shpërthyese.
Tre nga 5 terroristët e ekzekutuar në Cambrils janë identifikuar si Said Aallaa 18 vjeç, Mohamed Hychami 24 vjeç dhe Oukabir.
Policia thotë se të dyshuarit kishin planifikuar sulme më të sofistikuara, por u ekzekutuan.

Marokeni në kërkim

Viktima Moussa Oukabir
Lajmet nga sulmet ne Barcelone
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO