Sulmet në Barcelonë, objektiv
ishte Katedralja, celula u krijua
nga një imam/ FOTO-SKEMA

Sulmet në Barcelonë, objektiv<br />ishte Katedralja, celula u krijua<br />nga një imam/ FOTO-SKEMA
BARCELONE-Qeveria spanjolle ka deklaruar se celula terroriste që kreu sulmin në Barcelonë është shkatërruar plotësisht, ndërsa ka publikuar edhe fotot e terroristëve, të vrarë, të kapur dhe në kërkim.
 
Grupi përbëhej nga 12 persona, 5 prej të cilëve tashmë janë vrarë, ndërsa marokeni Younes Abouyaaqoub, drejtuesi i dyshuar i mjetit që kreu sulmin në Barcelonë ku la 14 të vdekur është ende në kërkim.
 
Ai është në kërkim së bashku me dy persona të tjerë, Youssef Aalla dhe Abdelbaki es Satty.
 
Policia ka gjetur eshtrat e dy personave në shtëpinë në Alcanar, sipas mediave spanjolle, por nuk janë identifikuar.
 
Ndërsa në Cambrils u vranë nga policia Moussa Oukabir,  Mohamed Hichamy, Omar Hichamy, Said Aalla dhe  Houssaine Abouyaaqoub.
 
Katër terroristë janë të arrestuar nga policia spanjolle; Driss Oukabir, Mohammed Aalla, Mohamed Houli Chemlal dhe Salh el Karib.  
 
Policia spanjolle deklaron se celula xhihadiste është krijuar nga një imam, që kishte rekrutuar një grup të rinjsh në një xhami në Ripoll, disa prej tyre vëllezër dhe me origjinë nga Maroku. 
  
Objektivi i celulës xhihadiste ishte Katedralja “Sagrada Familia”, emblema e Barcelonës, një tempull i krishtërimit.
 
Për rrënimin e saj kishin muaj që mblidhnin bombola gazi, qindra njerëz mund të kishin vdekur nëse plani djallëzor do të ishte çuar deri në fund.

Mediat kanë publikuar foto nga brenda apartamentit të imamit Abdelbaki Es Satty në  Ripoll, vendi në të cilin celula u përgatit për të kryer sulmin terrorist në Barcelonë, që la 14 të vdekur.  
Moussa Oukabir
Celula xhihadiste/ Të arrestuarit/ Të vrarët nga policia/ Viktima e paidentifikuara në Alcanar dhe të shpallurit në kërkim 
 
[gallery]23547[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat