Gjashtë ditë para sulmit të 22 marsit në Bruksel, FBI ka informuar policinë holandeze rreth dosjes penale të vëllezërve Ibrahim dhe Khalid El Bakraoui, dy kamikazët që u hodhën në erë në aeroportin Zaventem, bën me dije agjencia hollandeze ANP, duke cituar një dokument në të cilin ministri holandez i Drejtësisë, Ard Van Der Steur, thotë se kalimi i informacionit të policisë u bë më 16 mars, ndërsa të nesërmen ishin vendosur "kontaktet ndërmjet shërbimeve policore të Holandës dhe Belgjikës".
Autoritetet belge i dërguan FBI-së disa telefona celularë dhe kompjuterë të sekuestruar pas sulmeve të Brukselit, bëjnë me dije burime zyrtare për agjensinë e lajmeve CNN. Po ashtu, është kërkuar ndihma e Byrosë për të hyrë në disa të dhëna.
Megjithatë, krahas deklaratave të Steur, kreu i policisë belge, Claude Fontaine tha se policia nuk ka marrë asnjë informacion nga FBI për vëllezërit El Bakraoui. Menjëherë pas kësaj deklarate, FBI ka thënë se është e gatshme për të ndihmuar hetimin belg për sulmet terroriste në Bruksel.
Aeroporti pritet të hapet vetëm kur qeveria të japë ‘dritën jeshile’, ndërkohë që fillimisht do të lejohen vetëm 800-1.000 pasagjerë në orë, ndryshe nga mesatarja që ka ky aeroport prej 5.000 të tillë në orë.
Ndërkaq, policia belge ka rinisur gjuetinë për njërin prej 3 personave të dyshuar për shpërthimet kamikaze në aeroport, pasi liruan Faycal Cheffou, siç identifikohet nga media belge, për shkak të mungesës së provave.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com