Khalid dhe Brahim ishin resident në Bruksel dhe të dy kishin të shkuar kriminale, por jo të lidhura me terrorizmin. Mësohet se Khalid el-Bakraoui ka përdorur një emër të rremë për të marrë me qira një apartament në Bruksel, në zonën ku policia vrau një person të armatosur javën e kaluar gjatë një shkëmbimi zjarri.
(Khalid dhe Brahim El Bakraoui)
Dy vëllezërit hodhën vetën në erë në aeroportin e Zaventem, ku mbetën të vrarë 10 persona. Kamikazi i tretë i identifikuar si Najim Laachraou është në kërkim.
Vëllezërit El Bakraoui janë dy personat e veshur me të zeza në foton e mëposhtme, kurse Najim Laachraou është personi i veshur me xhaketë të bardhe dhe kapele të zezë.
Laachraoui u gjet në 2015 në ndërtesën që ishte përdorur nga terroristët e Parisit. Ai udhëtoi në Hungari në shtator të 2015-ës me identitet të rremë (Soufiane Kayal) së bashku me turin e sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam, arrestuar 5 ditë më parë, shkruan gazeta belge DH.
(Najim Laachraou)
Sipas dëshmive, 3 terroristët kanë përdorur 3 automjete për të kryer bombardimet: një taksi, një Reanult Clio dhe një Audi S4. Sipas policisë, konfirmimi ëhstë dhënë nga taksisti që i ka shoqëruar ata në aeroport. “Ata nuk më lanë t’i prekja valixhet e tyre”, ka thënë taksisti.
Mamaja vdes, fëmijët shpëtuan pasi po luanin jashtë
Po ashtu është identifikuar viktima e parë nga sulmet. Ajo është Adelma Marina Tapia Ruiz nga Peru e cila ishte sëbashku me bashkëshortin Christopher Delcambe dhe dy vajzat, binjaket Maureen dhe Alondra, 3 vjeç në aeroportin e Zaventem, kur ndodhi shpërthimi pasi do të udhëtonin për në New York.
Në momentin e shpërthimit, dy vajzat ishin larguar për të luajtur në zonën e terminalit dhe shoqëroheshin nga babai. Ato dhe i ati shpëtuan, ndërsa Adelma jo.
(Adelma Marina Tapia Ruiz)
Sulmet terroriste në Bruksel i morëm jetën 31 personave ndërsa 230 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmet ndodhën 5 ditë pas arrestimit të terroristit Salah Abdeslam në lagjen Molenbek, si i dyshuari kryesor për sulmet e 13 nëntorit në Paris.
Sakaq korrespondentja e Report TV Aurora Allushaj raporton nga Brukseli për situatën aktuale, një ditë pas shperthimeve qe terrorizuan mbare Evropen. Situata duket e qete, tha Allushaj, nderkohe qe ka filluar levizja e pjesshme e trenave, metrove dhe autobuzeve. Ndersa aeroporti i Zaventem vijon të jetë i mbyllur dhe te gjitha fluturimet e pezulluara.
Po ashtu Allushaj bën me dije një detaj nga Policia Shkencore belge e cila thotë se eksplozivi i përdorur në shpërthimet ne Bruksel nuk ka qene i njëjtë me atë të përdorur ne Paris.
Pavarësisht se situata po shkon drejt normalizimit, paniku tek qytetaret është ende i lartë, po ashtu edhe niveli i sigurisë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)