Sulmet në Bruksel: Kamikazët
 synonin centralin bërthamor
Kamikazët ishin dy vëllezërit El-bakraoui

Sulmet në Bruksel: Kamikazët<br /> synonin centralin bërthamor<br />Kamikazët ishin dy vëllezërit El-bakraoui
Një lojë puzzle e ndërlikuar ajo e hetimeve në Bruksel, ku vazhdimisht dalin të reja. Një person i dytë ishte me Khalid el Bakraoui, kamikazi i cili u hodh në erë në metronë e Maelbeek duke shkaktuar të paktën 20 të vrarë. Identiteti i tij ende nuk është i ditur dhe nuk dihet ende nëse ky person ka vdekur apo është arratisur, bën me dije radio belge . 

​Ky person i shtohet hetimeve së bashku me të riun tjetër në arrati i cili është kapur nga kamerat e sigurisë të aeroporttit Zaventem.
Deri në këto momente 3 janë kamikazët e identifikuar. Dy vëllezërit Kalid El Bakraoui të lindur në Belgjik dhe Najim Laachraoui,lindur në Marok e rritur në Schaerbeek.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre, hetuesit kanë zbuluar se vëllezërit Bakraoui kishin për synim të sulmonin centralin bërthamor që ndodhet në Bruksel. Autoritetet gjetën një regjistrim video të drejtorit të centralit bërthamor. Pra, terroristët po studionin lëvizjet e drejtorit me qëllim që të gjenin momentin e përshtatshëm për të kryer sulmet terroriste në cenralin bërthamor, që do të ishte fatale.

Video-regjistrimet me lëvizjet e drejtorit të centralit bërthamor ishin bërë disa ditë pas sulmeve terroriste që ndodhën në Paris më 13 nëntor 2015. Plot 10 orë regjistrime video që tregojnë kohën kur drejtori dilte nga shtëpia për të shkuar në punë dhe e kundërta.
 
Dy ditë më parë kur ndodhën sulmet terroriste në Bruksel, autoritetet mbyllën edhe centralin bërthamor si masë sigurie.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, centrali bërthamor nuk u sulmua pasi planet për sulm terrorist u përshpejtuan pas arrestimit të terroristit të Parisit Salah Abdeslam, i cili u kap në Bruksel 1 javë më parë.

Nga frika se Abdeslam mund të spiunonte tek policët bashkëpunëtorët e tij, terroristët ndërmorrën sulme para kohe në aeroportin dhe metronë e Brukselit, duke shkaktuar 34 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur.

Ditën e sotme pritet të zhvillohet gjyqi për Salah ku do të vendoset nëse do të vazhdojë të mbetet i ndaluar apo të vlerësohet mandati i arrestit europian që mund të lehtësojë ekstradimin e tij drejt Francës. Deri më tani Salah nuk ka bashkëpunuar sa i përket hetimeve për sulmet në Bruksel dhe në Paris.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër