Sulmet në Bruksel, “Njeriu me
kapele” Mohamed Abrini: Jam unë

Sulmet në Bruksel, “Njeriu me<br />kapele” Mohamed Abrini: Jam unë
Terroristi i dyshuar, Mohamed Abrini ka pranuar përpara prokurorëve se është personi me kapele i cili ka kryer sulmet në në aeroportin Zaventem në Bruksel.
Abrin ishte i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të nëntorit në Paris, ndërsa u arrestua në Belgjikë një ditë më parë. 

Sipas BBC Abrini e ka pohuar se ka qënë ai pikërisht në vendin ku shpërthyen bombat më 22 mars.
Gjatë sulmeve terroriste në aeroportin dhe metron e Brukselit, janë vrarë 32 persona. 

Abrini, 31 vjeç, me kombësi marokene dhe shtetësi franceze, ishte i kërkuari i fundit i masakrës, që arriti t’i shpëtonte policisë. Ai u kthye gjithashtu në njeriun misterioz që shfaqej kudo, nga Siria në Paris, Bruksel e më pas zhdukej sërish.


Redaksia Online
B/K.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari