Sulmet në Bruksel, publikohet
itenerari i “njeriut me kapele”

Sulmet në Bruksel, publikohet<br />itenerari i “njeriut me kapele”
Prokurorët belgë kanë publikuar pamje të reja të dyshuarit kryesor i cili mori pjesë në sulmet në aeroportin Zaventen.

Në videon e publikuar tregohet “njeriu me kapele” dhe rrugën që ai përshkoi pasi doli nga vendngjarja.

Autoritetet kanë marrë në pyetje njerëzit të cilët e kanë parë atë të ecë pas daljes nga aeroporti Zaventem, ku ndodhën 2 shpërthime e mbeten te vrare 16 persona.

Njeriu me kapele është kapur nga kamera deri në orën 09:50 dhe ka qenë i veshur me një xhaketë me ngjyrë të hapur.

Sipas burimeve ai e hodhi poshtë xhaketën dhe më pas pyeti njerëzit përreth nëse e kishin gjetur atë.

Pas orës 9 e 50 humbet çdo lloj gjurme.

Ndërkohë autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ti ndihmuar për të gjurmuar terroristin e tretë. Ata kanë vënë në dispozicion një numër telefoni për të gjithë personat të cilët kanë informacione të vlefshme.


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari