Sulmet në Gaza, vdesin gazetarë
fëmijë e gra, BE: Të ndërpitet lufta

Sulmet në Gaza, vdesin gazetarë<br />fëmijë e gra, BE: Të ndërpitet lufta
GAZA-  Të paktën 18 persona kanë vdekur në Rripin e Gazës pasi forcat izraelitë kanë vazhduar sulmet ajrore që kanë për qëllim të ndalojnë sulmet me raketa mbi Izrael. Pasditen e sotme një ndërtesë në qendër të Gazës, ku ndodheshin redaksi të gazetave të ndryshme (Al Arabiya, Al Aqsa dhe Dubai TV) është goditur dhe shkatërruar nga Forcat Ajrore izraelite.

Bëhet fjalë për sulmin e dytë kundrejt “Kullës Shoruq” brenda 24 orëve. Nga sulmet me raketa kanë gjetur vdekjen të paktën katër persona.

Dy prej viktimave janë dy gazetarë lokalë, Ramez Harb dhe Saad Sueilen. Ndërsa identiteti i dy viktimave të tjerëve nuk dihet.
Sipas disa burimeve në vend, sulmi mund të ketë të bëjë me Jihad-i islamik. Më shumë se 90 palestinezë dhe tre izraelitë kanë vdekur që nga e mërkura e kaluar.

BAN KI MOON NE EGJIPT
Ora 18:21 Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki Moon, mbërriti në Kajro, ku nesër do të takojë presidentin egjiptian Mohamed Morsi dhe kryeministrin Hisham Qandil. Programi përfshin gjithashtu një intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil el Araby. Ndërsa sot Ban Ki Moon do të takojë Ministrin e Jashtëm Kamel Amri.

BE: TE NDERPRITET LUFTA MENJEHERE
Ora 18: 00 Bashkimi Evropian kërkon ndërprerje të menjëhershme të luftës me Izraelit dhe Rripit të Gazës. Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për humbjet nga të dyja palët, megjithatë thekson se nëse Hamasi sulmon me raketa, atëherë Izraeli ka të drejtë të mbrojë popullsinë nga Hamasi.

SHKON NE 100 NUMRI I VIKTIMAVE
Ora 17:22 Nga e mërkura, që prej fillimit i sulmeve ajrore izraelite ndaj Gazës, numri i palestinezëve të cilët kanë humbur jetën shkon në 100. Mes tyre 24 fëmijë dhe 10 gra. Raporti bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë Hamas, në faqen e saj zyrtare në Facebook.

DITA NISI ME GJASHTE TE VRARE, MES TYRE DY FEMIJE

Nis me 6 palestinezë të vdekur, mes tyre 2 fëmijë, një ditë e re lufte mes Izraelit e fraksionit ushtarak palestinez të Hamasit.t. Sulmet me raketa gjatë natës kanë shkatërruar 2 shtëpi që i përkisnin të njëjtës familje, duke vrarë 2 fëmijë dhe 2 të rritur, si dhe duke shkaktuar 42 të plagosur, bën të ditur një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, i cituar nga Associated Press. Ndërkohë që një sulm tjetër me predha vrau një fëmijë dhe plagosi disa të tjerë, afër rrënojave të ish kompleksit të sigurisë kombëtare.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton është shfaqur sot “shumë e shqetësuar për humbjet e jetëve të civilëve në Gaza dhe bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje “të gjatë dhe të qëndrueshme” në kufijtë mes "dy shteteve". Ashton merr pjesë sot në Këshillin e ministrave të Jashtëm, që ka si agjendë diskutimi krizën në Gaza, informon ANSA

gaza femije vrare
(Foshnja 11-muajsh mbeti i vrarë më 14 nëntor në Gaza) Për më tepër mbi foton klikoni linkun

Që nga fillimi i ofensivës izraelite kanë mbetur të vdekur 80 persona, 650 të plagososur, bëjnë të ditur burime palestineze. Dita e djeshme në Rripin e Gazës ishte më e përgjakshmja me 11 fëmijë të vrarë, 6 prej tyre ishin të një familje.

Presidenti i SHBA-së Barak Obama bën apel për të evituar përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon do të jetë sot në Kajro, ish kryeministri britanik në Blair në Ramallah, ndërsa në Bruksel pritet të mblidhet këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së.

gaza sulme femije vrare

Të paktën 100 raketa janë goditur nga Hamasi në drejtim të Izraelit  vetëm brenda një ditë. Raketat e Hamas kanë pasur në shënjestër qytetet në jug të Izraelit, Ashdod, Ashkelon, Beer Sheva, Ofakim. Shumë prej tyre janë kapur nga sistemi i mbrojtjes kundër raketave Iron Dome. Nga 5 raketat kishin si objektiv Tel Aviv, 4 janë arritur të zbulohen në fluturim, ndërkohë që një ra në det.

gaza reuters

Lajmi u publikua fillimisht në orën 09:00 dhe u përditësua në vazhdim

(sg/gre.mshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin