Sulmet në Kamëz dhe Vorë, 3 në pranga, hetim punonjësve të bashkisë, në tubim edhe persona me precedent

Sulmet në Kamëz dhe Vorë, 3 në pranga, hetim punonjësve të bashkisë, në tubim edhe persona me precedent


34 persona janë proceduar nga ngjarjet para KZAZ-ve dje në Kamëz dhe Vorë dhe 3 janë të arrestuar. Njëri nga të arrestuarit është punonjës në bashkinë e Vorës, ndërsa mes 34 të procedurave janë dy zv/ kryetarë të bashkisë së Kamzës, policë bashkiakë, punonjës të tjerë që u përfshin në incidentin e dhunshëm dje paradite, por edhe persona me precedent kriminal. Nga përplasja në Kamëz u lëndua edhe një efekti policie i bashkisë së Kamzës.

Njoftimi i plotë i policisë
Në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje, datë 19.06.2019 në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.

Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Gjithashtu në Vorë është zhvilluar një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9 - vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.

Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administuara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme", "Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik", "Goditja për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit", të parashikuara nga nenet 262, 236, 237, 274, 150 & 278/4 te Kodit Penal, shtetasit:

V. D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.

A. D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.

S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.

R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

F. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.

B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal

H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.

D. M., banues në Kamzë.

Gj. P., banues në Valias

H. M., banues në Institut, Kamzë

Sh. H., banues në Kamz

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, "Shpërdorimi i  detyrës" dhe "Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”, të parashikuar nga nenet 326/a – 25, 248  dhe  236 e Kodit Penal, i shtetasve:

A. P., banues në Marqinet, Vorë

L. H., banues në Marqinet, Vorë

Y. H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.

Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:

P. B., banues në Vorë.

S. P., banues në Tiranë.

A. Sh., banues në Prezë Tiranë.

B. T., banues në Tiranë.

K. J., banues në Tiranë.

Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje.

L. K., banues në Tiranë.

A. K., banues në Tiranë.

B. K., banues në Tiranë.

G. D., banues në Tiranë.

T. G. , banues në Vorë.

Xh. S., banues në Vorë.

I. P., banues në Vorë.

S. G., banues në Vorë.

K. D., banues në Tiranë

A. K., banues në Tiranë

F. M. , banues në Vorë

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe të akteve të dhunës pranë KZAZ-ve të qarkut Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Sulmet ndaj KZAZ-ve në Kavajë, Kukës, Mat dhe Klos, arrestohen zyrtarë të bashkive të PD-së dhe militantë


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja