Dy anije të Marinës së SHBA kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit dhe kanë hyrë në Gjirin Persik pasi janë përballur me një sulm iranian me anije të vogla, raketa dhe dronë. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të Mbrojtjes së SHBA-së për CBS, duke dhënë detaje mbi ngjarjen, e cila ende ka konture të paqarta.

Sipas burimeve, USS Truxtun dhe USS Mason, të mbështetura nga helikopterë Apache dhe mjete të tjera ajrore, janë përballur me një seri kërcënimesh të koordinuara gjatë kalimit.

Irani dyshohet se ka lëshuar kundër njësive amerikane anije të vogla, raketa dhe dronë, në atë që zyrtarët e kanë përshkruar si një sulm të zgjatur.

Veprimet ushtarake nisën që prej së hënës kur Project freedom operacioni për nxjerrjen e anijeve të bllokuara në Hormuz mori jetë. SHBA sipas agjencisë iraniane Tasnim goditi 6 mjete lundurese të vogla që kishin në bord civilë, 5 nga të cilët mbetën të vdekur.

Misioni amerikan u cilësua si një rrugë pa krye nga Ministri u Jashtëm Iranian Abbasa Aragchi në një status në X, ndërsa kryetari i parlamentit Iranian Mohhamad Ghalibaf tha se veprimet po shkelin armëpushimin.

“Ekuacioni i ri i Ngushticës së Hormuzit po konsolidohet. Siguria e kalimit detar dhe energjetik është cënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre përmes shkeljeve të armëpushimit dhe bllokadave, natyrisht, djallëzia e tyre do të reduktohet”, tha Ghalibaf.

Të hënën, Trump kërcënoi Iranin me shfarosje, nëse do të sulmonte qoftë edhe një anije të SHBA. Në një emision radiofonik në SHBA nuk sqaroi nëse armëpushimi është cenuar nga operacioni Liria.

“Nëse armëpushimi ka përfunduar? Nuk mund t’ua them. Nëse do t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, ju do të thoshit se ky njeri nuk është mjaftueshëm inteligjent për të qenë president i SHBA-ve”, tha Trump.

Komanda qëndrore amerikane njoftoi se si pjesë e operacionit Liria, po angazhohen helikopterë dhe avionë luftarakë, ndërsa njoftoi edhe se aeroplanmbajtësja George H.Ë Bush po afrohet në detin arab.

Mediat ndërkombëtare raportuan se Shtetet e Bashkuara dhe Bahreini u kanë dorëzuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt-rezolutë lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës iraniane. Versioni përfundimtar pritet të paraqitet më 8 maj, por ndërkohë në projekt-dokument dy vendet kanë shkruar se veprimet e Iranit përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Trump: Nëse vendosim të kthehemi në luftë, do të duhen vetëm 2-3 javë për objektivat tona

1776713410_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nëse vendos të kthehet në luftë me Iranin, do t'i duhen vetëm dy deri në tre javë për të arritur qëllimet e tij.

"Ne kemi eliminuar shumicën e asaj që duhet të kishim bërë, ndoshta edhe dy javë të tjera, dy javë, ndoshta tre javë. Ose arrijmë marrëveshjen e duhur, ose fitojmë shumë lehtë ushtarakisht", tha Trump gjatë një deklarate për shtyp.

Presidenti i SHBA-së thekson se "këta njerëz të çmendur nuk do të kenë një armë bërthamore".

 Trump gjithashtu deklaron se blerja e rezervave të uraniumit të pasuruar shumë të Iranit duhet të jetë pjesë e marrëveshjes.

 "Po, sigurisht. Është pjesë e marrëveshjes", thotë ai.

Trump minimizon rëndësinë e raketave balistike iraniane dhe financimin e grupeve të armatosura, dy objektiva qendrore të luftës së Izraelit.

 "Shikoni, raketat janë një gjë e keqe, por po, dhe ato duhet të jenë një kufi, por kjo ka të bëjë me faktin që ata nuk janë në gjendje të kenë një armë bërthamore", thotë Trump.

 Ai refuzon të pohojë se Irani do të pengohej nga financimi i grupeve të armatosura, duke thënë vetëm se, duke pasur parasysh dëmin në infrastrukturën energjetike të Iranit, ata nuk do të ishin në gjendje ta bënin këtë ekonomikisht

. Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara po e mbajnë të paprekur ushtrinë konvencionale të Iranit, ndryshe nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.

 "Ne nuk po kërkojmë ta shkatërrojmë ushtrinë. Ne qëllimisht kemi shmangur sulmet e tepërta ndaj tyre, sepse besojmë se ata në të vërtetë janë shumë më të moderuar", tha Trump.

Ora 13:01
Negociatat SHBA-Irani, Pakistani: Vijojmë ende të shkëmbejmë mesazhe, palët duhet të shmangin përshkallëzimin

Bilawal Bhutto Zardari, kryetari i Partisë Popullore të Pakistanit, pjesë e qeverisë aktuale të koalicionit në vend, tha për BBC se Irani e SHBA duhet të “shmangin përshkallëzimin” dhe të “vazhdojnë angazhimin e tyre ndaj diplomacisë”.

Pakistani “aktualisht ende po shkëmben mesazhe dhe po përpiqet të krijojë mundësi për ndërtimin e besimit”, tha ai, por incidente si “sulmet e djeshme” e “komplikojnë procesin”.

Donald Trump, në postimin e së dielës ku njoftoi planin e tij për të shoqëruar anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, tha se “përfaqësuesit e tij po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me vendin e Iranit”.

Edhe ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, në mesazhin e tij të së hënës ku paralajmëroi SHBA-të kundër “tërheqjes përsëri në një batak”, tha se “bisedimet po përparojnë”.

Një armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit u njoftua muajin e kaluar dhe ishte parashikuar të përfundonte më 22 prill.

Mesazhi i Trumpit të dielën erdhi pas planit iranian të paqes me 14 pika. Po ashtu të dielën, mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani po shqyrtonte një përgjigje që kishte marrë nga Uashingtoni. SHBA ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht nëse ka kthyer përgjigje.

 

Ora 10:25
BE: Teherani duhet të ndalojë sulmet ndaj Emirateve dhe Omanit dhe të respektojë sovranitetin e vendeve të Gjirit

1775824957_flamuriibe.jpg

Foto: Flamuri i BE-së

BE-ja "dënon fuqimisht sulmet e paprovokuara me raketa dhe dronë të Iranit kundër partnerëve tanë strategjikë në Gjirin Persik", duke shprehur solidaritetin e saj me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin, të prekur nga agresioni iranian.

Kështu deklaroi zëdhënësi për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në Komisionin Evropian, Anouar El Anouni, teksa i bëri thirrje Teheranit që "t'i ndërpresë menjëherë këto sulme, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve në rajon".

"Siguria në Evropë dhe Gjirin Persik është e ndërlidhur. BE-ja do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë rajonalë për të kontribuar në deeskalimin dhe stabilitetin rajonal. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që i jep fund armiqësive, parandalon Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe i jep fund aktiviteteve të tij destabilizuese", tha ai.

Ora 09:52
Kryeparlamentari iranian: SHBA-të po shkelin armëpushimin

Kryetari i parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet e muajit të kaluar me SHBA-të, tha se këto të fundit kanë rrezikuar sigurinë e transportit detar dhe energjisë në Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në X këtë mëngjes, pas nisjes së “Operacionit Liria” nga Donald Trump të hënën, Mohammad Ghalibaf akuzon SHBA-të për “shkelje të armëpushimit” dhe “vendosje të një bllokade” në Ngushticë.

Ai e përfundon postimin duke paralajmëruar se “status quo”-ja është “e papranueshme” për SHBA-të, ndërsa thotë se Irani “madje nuk ka filluar ende”.

Ora 09:48
Kërcënimi i ri i Trump për Iranin: Do të fshihet nga faqja e dheut nëse sulmon anijet amerikane

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha në një intervistë për Fox News se Irani do të “fshihej nga faqja e dheut” nëse vendi sulmon anijet amerikane gjatë “Operacionit Liria”.

Ai shtoi gjithashtu se Irani është bërë “shumë më i përkulshëm” në negociatat e paqes, duke theksuar se SHBA ka burime ushtarake më të mëdha se Irani.

Deklaratat e Trump vijnë pasi ai tha në Truth Social se forcat amerikane kishin goditur shtatë “anije të vogla” iraniane si pjesë e operacionit për të hapur Ngushticën e Hormuzit. SHBA gjithashtu deklaroi se ka rrëzuar dronë dhe raketa iraniane.