Këto janë pamje shokuese të cilat tregojnë sesi ka shpërthyer një nga kamikazët e sulmeve në Paris në 13 nëntor 2015. Këto imazhe janë bërë publike për herë të parë në një television në Francë.

Bëhet fjalë për kamizazin 31 vjecar Brahim Abdeslam vëllai i Salah Abdeslam truri i sulmeve i cili pritet të ekstradohet në Francë në javët në vazhdim.
31 vjecari u hodh në erë në kafenenë Comptoir Voltaire, ndërsa ky veprim është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Vetëshpërthimi i Abdeslam është pjesë e sulmeve të cilat goditën Parisin ku mbetën të vrarë 130 persona.