"Sulmet në Paris", Nishani takon 
kreun e SHISH, Policia në gadishmëri

kreun e SHISH, Policia në gadishmëri">
Paniku i krijuar nga sulmet terroriste të një nate më parë në Paris, duket se ka vënë në lëvizje edhe shtetin shqiptar. Frika nga një sulm terrorist i mundshëm, ka detyruar presidentin Bujar Nishani të takohet mesditen e sotme me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Takimi mësohet se është mbajtur në ambjentet e rezidencës 4 në kryeqytet.
 
Burime për “shqiptarja.com” thonë se në fokus të takimit kanë qenë diskutimet në lidhje me masat e sigurisë që duhet të marrë Shqipëria në rast të prekjes nga një sulm terrorist.

Policia e Shtetit në gadishmëri të plotë pas sulmeve në Paris
 
Pas ngjarjeve tragjike te ndodhura mbremjen e kaluar në Francë, Policia e Shtetit ka kaluar që prej oreve të mesnates në gadishmëri të përforcuar. Shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte qe konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe mbikqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij.

Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë për persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste.

Policia e Shtetit kërkon gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i fton ata të mos ngurojnë të telefonojnë për çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar për reagimin e shpejtë dhe në kohë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë