Sipas agjensisë së Shtypit Anadolu, policia turke ka kryer aksione edhe në Smirne ku janë arrestuar 9 persona të dyshuar si militante te ISIS. Ende ministria e Brendshmë nuk mund të konfirmojë se cilët janë organizatorët e sulmit në aeroportin Ataturk. Si kryeministri Yldirim ashtu dhe ministri i Brendshëm Ala dyshojnë se përgjegjës është ISIS, por ende kjo nuk konfirmohet. Kreu i qeverisë deklaroi mbrëmë se një përgjigje të saktë për këtë, mund të jepet të premten, ku priten të dalin rezultatet e para të hetimeve. Mbrëmjen e së martës pas shpërthimeve kamikaze mbetën të vdekur 42 persona dhe 239 të tjerë u plagosën.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com