Sulmet ruse, Biden: Diktatori Putin i ka bërë gabim llogaritë, do ta paguajë shtrenjt për një kohë të gjatë! Avionët rusë s'do lejohen në hapësirën ajrore amerikane! S'mund të dërgojmë trupa në Ukrainë

Sulmet ruse, Biden: Diktatori Putin i ka bërë gabim llogaritë, do ta paguajë shtrenjt për një kohë të gjatë! Avionët rusë s'do lejohen në hapësirën ajrore amerikane! S'mund të dërgojmë trupa në Ukrainë

Presidenti i SHBA, Joe Biden

Presidenti i SHBA, Joe Biden teksa e quajti Presidentin rus Vladimir Putin një diktator, theksoi se ai është fajtori i vetëm për sulmet në Ukrainë dhe këtë do ta paguajë shtrenjt për një kohë të gjatë. Megjithatë, Biden përsëri theksoi se SHBA nuk do të dërgojë trupa për t'u angazhuar me rusët në Ukrainë.

"Putin gjashtë ditë më parë duke sulmuar Ukrainën, u përpoq të tundte themelet e botës së lirë, por duket se i ka bërë llogaritë gabim. Ai diktator do ta paguajë shumë shtrenjt. Ne po e mbysim qasjen e Rusisë në teknologji që do të dëmtojë fuqinë e saj ekonomike dhe do të dobësojë ushtrinë e saj gjate viteve në vijim "-tha Biden.

Biden e quajti popullin ukrainas një mur të fortë që Putin kurrë s'e kishte imagjinuar ndërsa vlerësoi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për guximin dhe vendosmërinë e tyre që po frymëzon botën.

Biden deklaroi se SHBA dhe NATO kanë qëndruar në krah të Ukrainës. Ndër të tjera, Biden tha se historia e ka treguar se kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, do shkaktojnë shumë kaos.

"Sulmi i Putin ndaj Ukrainës ishte i paramenduar dhe i paprovokuar. Putin e kishte gabim."-tha Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi nga Kapitol Hill se regjimi i Putin mbështetet nga oligarkët rusë të korruptuar dhe që kanë vjedhur miliarda dollarë.

"Do të punojmë me aleatët europianë për të gjetur jahtet, avionët dhe të gjitha asetet luksoze."-u shpreh Biden.

Sakaq, Joe Biden konfirmoi lajmin i cili qarkulloi më herët, se avionët rusë nuk do të lejohen në hapësirën ajrore amerikane. Sipas tij në këtë mënyrë Rusia izolohet dhe ekonomia e saj rëndohet akoma më shumë, përtej sanksioneve të vendosura më herët.

"Do bllokohen të gjitha fluturimet ruse, komerciale dhe private nga hapësira ajrore e SHBA. Kështu do të izolohet më shumë dhe do të dëmtohet më shumë ekonomia e Rusisë. Putin mund ta rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë më nuk do t'i fitojë zemrat e qytetarëve ukrainas."-deklaroi Biden.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 06:09
Pandemia COVID, Biden: E di që jeni të raskapitur nga masat, së shpejti do t'i rikthehemi normalitetit

1641489918_biden.JPG

Presidenti Biden hyri në dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve pa maskë, duke reflektuar numrin në rënie të rasteve të koronavirusit dhe udhëzimet e reja federale që synojnë të nxisin publikun sërish drejt aktiviteteve që kryenin para pandemisë.

"Për më shumë se dy vjet, COVID-i ka ndikuar në çdo vendim në jetën tonë dhe në jetën e këtij kombi. Dhe unë e di që ju jeni të lodhur dhe të frustruar dhe të rraskapitur. Sonte mund të them se ne po ecim përpara, të sigurtë, drejt një rutinë më normale”.

Presidenti tha se qeveria administrata e tij do të vazhdojë të luftojë me virusin ashtu sikurse me sëmundjet e tjera duke shtuar se në asnjë rast nuk do të hiqet dorë nga vaksinimi i më shumë amerikanëve.

Ora 06:07
Lufta ndaj inflacionit, Joe Biden i drejtohet amerikanëve: S'do ulen pagat tuaja, por kostot

1642782314_biden.JPG

Presidenti Biden foli mbi planet për të trajtuar inflacionin duke riinvestuar në kapacitetin prodhues amerikan, duke përshpejtuar zinxhirët e furnizimit dhe duke reduktuar barrën e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit mbi amerikanët.

"Ne kemi një zgjedhje", tha Presidenti Biden. “Një mënyrë për të luftuar inflacionin ishte të ulnim pagat dhe t'i bënim amerikanët më të varfër. Unë kam një plan më të mirë për të luftuar inflacionin, të ulim kostot dhe jo pagat tuaja”.

Ora 04:17
Rusia e ka pushtuar prej 7 ditësh, ja çfarë ka bërë deri tani SHBA-ja për Ukrainën

1646191696_675bde4764ad452c8686fa65159f86471.jpg

Presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi se deri tani SHBA ka ndërmarrë një sërë masash teksa Rusia po lufton Ukrainën prej shtatë ditësh. Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar gjithashtu Kongresit 6.4 miliardë dollarë shtesë si ndihmë urgjente gjatë muajve të ardhshëm për Ukrainën. Megjithatë, Biden përsëri theksoi se SHBA nuk do të dërgojë trupa për t'u angazhuar me rusët në Ukrainë.

Ja çfarë ka bërë SHBA deri më tani:
Armë me vlerë 350 milionë dollarë për Ukrainën
Furnizime me vlerë 54 milionë dollarë në ndihmë humanitare
Heqja e bankave ruse nga SËIFT
Kufizimi i bankës qëndrore ruse nga mbrojjta e rublës
Bashkimi i një task force transatlantike për të sekuestruar pasuritë e oligarkëve rusë
Mbyllja e hapësirës ajrore të SHBA për avionët rusë

Ora 04:05
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA në sallë duke dëgjuar Joe Biden, kreu i Shtëpisë së Bardhë: Ajo është e fortë dhe e vendosur! Ne jemi në krah të Ukrainës

1646190371_d9451714de4543279b6c8b5b01f88492.jpg

Presidenti i SHBA, Joe Biden, njohu ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova e cila ndodhej në kongres duke ndjekur fjalimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

"Secili prej jush, nëse është në gjendje, të qëndrojë në këmbë dhe ti dërgojë një sinjal të pagabueshmë botës, ukrainës."-tha Biden.

Markarova teksa vendosi dorën në zemër, në dorë mbante një flamur ukrainas.

"Ajo është e zgjuar, e fortë dhe e vendosur. Ne SHBA-të qëndrojmë në krah të popullit ukrainas."-tha Biden.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soll lili: 02/03/2022 14:04

    Ha ha,po per 500000 fuçit e naftes qe I blen Russise ne dite(50000000$)nuk tha asnje fjale.

    Përgjigju
  • Loni: 02/03/2022 09:04

    Hahahahhahah nuk I coni dot trupa!? Vdiqen pra ukrahinasit hahahahahaha cfare gallate...

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 02/03/2022 08:42

    Mesa po duket tere bota do te flase rusisht fjala ok. do te zevendesohet me fjalen ruse jasno.

    Përgjigju
  • LALA: 02/03/2022 08:30

    Shumë zhurmë për asgjë zoti President. Ndonjë dyfek do të dërgosh? Lëre se harrova, dërgoi Greqia kallashët e shqiptarëve që u është bër gryka sa vrima e Europës plakë.

    Përgjigju
  • Dori: 02/03/2022 07:57

    Nuk ju le me rusia ti afroheni kufijve te saj,,,,kaq ishte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!