Rusia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 6 shtator pasi akuzon Ukrainën për sulmet rreth termocentralit bërthamor Zaporizhia. Lajmin e bëri të ditur zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy.

Ai  deklaroi se kërkesa vjen nga "përpjekja e pamatur e regjimit të Kievit për të prishur vizitën e misionit IAEA-s ( Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike) ”. Moska kërkoi që në takim të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe kreu i IAEA, Rafael Mariano Grossi.


Lajmi kryesor:

Zelensky kërkon të mos harrohet lufta në Ukrainë! Ekspertët e OKB-së bëjnë inspektimin e parë në centralin bërthamor në Zaporizhias