Dritan Abazoviç është një prej politikanëve shqiptar të Malit të Zi i cili me partinë e tij “URA” ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimet politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të fundit atje. Kjo pasi që Abazoviç me votat që kishte marrë, mund të themelonte qeverinë e re.
Megjithatë politikani shqiptar i cili pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi, thotë se sulmet e kritikat i merr shumë lehtë.
“I marr shumë lehtë sulmet. Ne jemi një vend ku shumë shpesh elitat politike përpiqen të fitojnë pikë politike përmes dramave. Jam krenar për të gjitha sulmet ndaj meje. Do të isha shumë i shqetësuar nëse nuk do të kishte sulme të tilla”, ka thënë Abazoviç gjatë një interviste në televizionion publik kroat.
Shpesh Abazoviç e kanë kritikuar dhe quajtur si një “çetnik shqiptar”, kjo pas koalicionit që ka bërë me partinë e Zdarvko Krivokapicit, politikan ky i afërt me Beogradin.
Politikani shqiptar thotë se e kanë quajtur ashtu, meqë në historinë e funksionimit politik të Malit të Zi ishte ndërtuar imazhi se shqiptarët s’mund të bashkëpunojnë kurrë me serbët.
Abazoviç tha se tashmë pas rrëzimit të Qeverisë, edhe Krivokapic me partinë e tij po përpiqen që ta cilësojnë si një tradhti aktin e prishjes së qeverisë.
“Unë nuk besoj në këtë. Dhe e kam treguar se në praktikë nuk funksionin. Pastaj, ata pushuan së përdoruri një politikë të tillë. Dhe tashmë pala tjetër, e cila është përpjekur të sillet njëjtë sikurse DPS-ja Partia e Milo Gjukanoviçit, po përpiqet të tregojnë disi tradhti, por në një formë tjetër. Të njëjtën retorikë, vetëm pala tjetër përdor atë që e para përdorte më parë. Dhe pse e përdorën? Vetëm për të ruajtur privilegjet e tyre.”, ka thënë Abazoviç.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull dhe për Serbinë, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19
-
Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë
3 Janar, 13:13
-
Masakra me 12 të vrarë Malin e Zi/ Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për Report Tv: Reagim i vonuar i policisë, mund ta neutralizonte më shpejt
2 Janar, 15:19
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Masakra në Malin e Zi, 12 të vrarë, mes tyre 2 fëmijë në Cetinje! Autori vetëvritet, në xhep i gjenden 80 plumba! Kryeministri shpall 3 ditë zi
2 Janar, 07:16
-
Mali i Zi/ Masakër në Cetinje, vriten 10 persona pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI+FOTO)
1 Janar, 19:05
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15