Shtëpia e Bardhë ka krijuar një ekip zyrtarësh të sigurisë kombëtare të ngarkuar me përvijimin e skenarëve mbi përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë kimike, biologjike ose bërthamore.
Këtë e ka bërë të ditur New York Times, shkruan Corriere. Grupi, i njohur si "Ekipi i Tigrave", po shqyrton gjithashtu përgjigjet nëse Putin arrin në territorin e NATO-s për të sulmuar autokolonat që transportojnë armë dhe ndihma në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë











