Kryeministri polak Donald Tusk ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe raportimeve për një objekt të paidentifikuar që ka rënë në territorin polak, rreth 45 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Tusk bëri të ditur se kishte marrë një raport nga ministri i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, dhe ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, lidhur me situatën në qarkun Bilgoraj.

“Kam marrë një raport nga ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Brendshëm mbi situatën në qarkun Bilgoraj. Aktualisht nuk ka kërcënim nga ajri. Autoritetet përkatëse janë në terren”, deklaroi kryeministri polak.

Alarmi u dha rreth orës 3:00 të mëngjesit në 25 qytete në kufirin me Ukrainën për shkak të një kërcënimi me raketa që rrjedhte nga një sulm ajror rus që po zhvillohej në Lviv. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putini bombardon dy urat në Kiev, pesë të vdekur! Raketë ruse pranë kufirit të Polonisë, ngrihen avionët luftarakë