Sulmet terroriste, Franca në gjendje
emergjence deri në janar të vitit 2017

Sulmet terroriste, Franca në gjendje<br />emergjence deri në janar të vitit 2017
Asambleja Kombëtare e Franncës ka miratuar zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në janar të vitit 2017, pra edhe pë 6 muaj të tjerë francezët do të vazhdojnë të qëndrojnë nën emergjencë. Zgjatja e gjendjes së emergjencës ka ardhur pas sulmit të javës së saluar gjatë festimeve të Ditës së Bastijës, në Nice ku humbën jetën 84 persona.

Për zgjatjen e gjendjes së emergjencës ka folur edhe Kryeministri francez, Manuel Valls pas debatit në Asamble, I cili tha se, Franca duhet të jetë e përgatitur të presë të tjera sulme terroriste, pavarësisht masave parandaluese të ndërmarra nga qeveria.

“E di që këto fjalë janë shumë të rënda për t’u thënë, por është detyra ime t’iu paralajmëroj, Do të ketë të tjera sulme terroriste dhe mund të ketë të tjerë viktima të pafajshme. Ne nuk duhet të mësohemi kurrë me terrorin e ta konsiderojmë atë të zakonshëm, por duhet të mësohemi të jetojmë me një kërcënim të tillë”, u shpreh kryeministri Vallas.

Masat emergjente janë mëse të nevojshme, pasi ato i japin policisë pushtet shtesë për të zhvilluar bastisje apo për të vendosur njerëz të dyshuar nën arrest shtëpie.

Presidenti Francois Hollande para sulmit në Nice tha se nuk kishte ndërmend ta shtynte gjendjen e emergjencës përtej 26 korrikut, e cila u bë në fakt për të ofruar siguri gjatë kampionatit europian të futbollit, por edhe Turit çiklistik të Francës, por pas ngjarjes ku një terrorist drejtoi një kamionin duke shtënë drejt njerërzëve që ndodheshin në rrugë, janë mëse të domoshdoshme.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani