Sulmet terroriste në Bruksel
 alarmojnë të gjithë Europën

Sulmet terroriste në Bruksel<br /> alarmojnë të gjithë Europën
Sulmet terroriste kanë alarmuar jo vetëm Brukselin, por mbarë Europën. Shpërthimi i ndodhur në aeroportin e Zaventem dhe stacionin e metrosë në Maelbeek, ka ngritur në maksimum nivelin e alarmit në Bruksel por edhe në zonat Shengen.
 
Brukseli është blinduar nga forcat ushtarake, ndërsa njerëzit janë evakuar nga aeroportet, metrot dhe hekurudhat. Sulmet në zemër të Europës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh.

Masat e sigurisë janë përforcuar në Francë, Gjermani, Itali, Hollandë dhe vende të tjera të Bashkimit Europian ku janë anuluar fluturimet për në Bruksel.
 
Në aeroportin Fiumicino të Romës në Itali niveli i rrezikut është rritur në maksimum. Po ashtu edhe në aeroportin tjetër Leonardo da Vinci, ku masat e sigurisë ishin rritur që prej sulmeve terroriste në Paris. 

Të gjitha fluturimet për në Bruksel janë anuluar. Plani i masave ka përfshirë edhe selinë e shenjtë të Vatikanit, duke pasur parasysh sfondin islamik të sulmeve terroriste.
 
Në Britaninë e Madhe autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë në aeroportet Gatëick dhe Heathroë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër