Vetëm pak orë pas ofensivës amerikano-izraelite në Iran, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare do të marrë akte konkrete duke shpallur organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike.
“Ne do ta quajmë Gardën Revolucionare ashtu siç është, dhe do ta rendisim atë midis organizatave terroriste dhe u bëjmë thirrje miqve tanë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë vrasësit në Teheran nga përvetësimi i kapacitetit bërthamor ose çdo kapaciteti tjetër ushtarak për të dëmtuar Izraelin ose ndonjë komb tjetër paqedashës në Lindjen e Mesme. Terrorizmi duhet të emërtohet. Dhe pasi të emërtohet, duhet të ndalet", shkroi Rama.
Rama thotë se ky vendim, vjen jo vetëm si mbështetje ndaj aleatëve, por edhe në nderim të viktimave të pafajshme të shkaktuara nga Garda Revolucionare Islamike.
Kreu i qeverisë sjell në vëmendje edhe faktin, se vetë Shqipëria ka qenë objekt i sulmeve kibernetike të Iranit, çka solli edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe mbylljen e ambasadës së saj në Tiranë në shtator të 2022.
Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, edhe Ministria për Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të tregojnë kujdes të shtuar.
Për shqiptarët që ndodhen në Republikën Islamike të Iranit, ministria bën apel për vigjilencë të shtuar dhe kujdes maksimal, ndërsa ata që jetojnë në Izrael, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë masat e sigurisë të vendosura nga autoritetet izraelite. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përfaqësitë diplomatike shqiptare.
Reagimi i plotë i Edi Ramës:
Është koha e duhur për t'i rënë shkurt dhe për të shkuar drejt e në temë. Trupa e Gardës Revolucionare Islamike është një organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë. Jo vetëm përmes sanksioneve kundër Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar atë midis organizatave terroriste, siç kanë bërë tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Jo vetëm sepse ne qëndrojmë të palëkundur me Izraelin dhe me vendet vëllazërore arabe që kërkojnë paqen. Jo vetëm sepse mbështesim Shtetet e Bashkuara në mbështetjen ushtarake që i japin sot Izraelit nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump. Jo vetëm sepse Bashkimi Evropian, përmes Presidentes Ursula von der Leyen, ka nënvizuar edhe një herë sot natyrën vrastare të regjimit të Teheranit.
Por mbi të gjitha, në një ditë si kjo, kur kërkohen akte, jo vetëm fjalë, në nderim të viktimave të pafundme të pafajshme të Trupave të përgjakshme të Gardës Revolucionare Islamike.
Shqipëria është përballur drejtpërdrejt me fytyrën barbare të regjimit të Teheranit përmes agresioneve të tij kibernetike kundër vendit tonë. Për ne, kjo nuk është gjeopolitikë abstrakte. Është siguri kombëtare, qartësi morale dhe ligjore.
Shqipëria do të veprojë në përputhje me këtë. Ne do ta quajmë Gardën Revolucionare atë që është dhe do ta përfshijmë në listën e organizatave terroriste, dhe u bëjmë thirrje miqve tanë evropianë të bëjnë të njëjtën gjë.
Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë vrasësit në Teheran nga përvetësimi i kapacitetit bërthamor ose çdo kapaciteti tjetër ushtarak për të dëmtuar Izraelin ose ndonjë komb tjetër paqedashës në Lindjen e Mesme.
Terrorizmi duhet të emërtohet. Dhe sapo të emërtohet, duhet të ndalet.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se po e ndjek me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme, pas nisjes së sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, por edhe pas kundërpërgjigjes së Teheranit.
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Jashtme bën të ditur se që prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
Pas mbylljes së hapësirës ajrore në vendet e Gjirit, Ministria e Jashtme u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe që të ndjekin udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale dhe të shmangin daljet e panevojshme nga banesat.
Po ashtu, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë edhe numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Abu Dhabi, i cili është +971 50 980 7881.
Kujtojmë se mediat e huaja raportuan më herët se Irani kreu sulme ajrore edhe në Dubai, pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku ndodhen shumë shqiptarë.
Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme:
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.
Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881.

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Iran që të tregojnë kujdes të shtuar.
Njoftimi i plotë:
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.
MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:
Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin hebre që të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Komente





Mire qe na solle dhe mban mek-un ne shqperi qe sulmon iranin 24 ore po do te na perfshish ne konflikt mor zagar i peshtire?
PërgjigjuOre ne si popull do shpallim Partine Socialiste te Rilindasve si Organizate Gjenocidiale
PërgjigjuShpall Belindën organizat terroriste
PërgjigjuJa dhe bordi i paqes
PërgjigjuIranianet bashk me salen e ka fajin pse ja hakeroi akshin palloshit ky u detyrua pastaj te merte te fort si gyp agaqi we te vinin friken ajatollahut kshu qe palloshi i gjat njeri patriot dhe me vlera ben moral botes 60 vjec vajti palla resto. E di zoti lart
Përgjigjuti pallosh e ke sulmin ne darke
PërgjigjuNa bo objektiv e pallosh na bo, ah mjer ne.
Përgjigju