Sulmi eventual i Phenianit  ndaj
Seulit e Tokios, pasoja të frikshme

Sulmi eventual i Phenianit  ndaj<br />Seulit e Tokios, pasoja të frikshme
Tensionet e vazhdueshme mes Koresë Veriut dhe SHBA-s ka krijuar shpeshherë situatën e fillimit të një lufte të re.
 
Testet e njëpasnjëshme bërthamorë të Phenianit kanë shtuar frikën në mbarë globin, pasi nëse Korea Veriut do të inicionte një sulm bërthamor, përmasat e
shkatërrimit në njerëz dhe në natyrë do të ishin katastrofike.
 
Duke marrë këto faktorë në konsideratë, ekspertët kanë filluar të bëjnë llogaritë.
 
Sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë, në rast të ndonjë sulmi eventual bërthamor të Koresë së Veriut ndaj Seulit dhe Tokios, jetën mund të humbasin 2.1 milion njerëz dhe 7.7 milion të tjerë do të plagosen.
 
Portali amerikan "38 North", i cili monitoron aktivitetet ushtarake të Koresë së Veriut, ka publikuar vlerësimet e ekspertëve për pasojat e mundshme të sulmeve të Koresë së Veriut në kryeqytetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë fqinje.
 
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër