Sulmi i avokatit! Rithemelimi gjen ‘urdhëruesin’, Balla i përgjigjet me ‘katin e 8’

Sulmin agresiv ndaj avokatit të Berishës, Sokol Mëngjesi, Rithemelimi nuk vonoi ta kthejë në çështje politike. Zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët  janë urdhëruar nga  Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

“Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik”, tha Floriana Garo, zZëdhënëse e Rithemelimit

Akuzave të Rithemelimi, Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj duke thënë se policia po e ndjek rastin me prioritet, por edhe vetë ai personalisht.

“Kam komunikuar personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falënderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetë-viktimizimin politik të një të korruptuari madhor!”, shkroi Balla.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një reagim publik tha se çdo formë dhune mbi avokatët meriton ndëshkimin e drejtësisë.

Dhuna ndaj juristit Sokol Mëngjesi, mori vëmendjen edhe të deputetëve në komisionin parlamentar të Ligjeve.

“Të kërkojmë që autorët e kësaj dhune të vihen para përgjegjësisë penale, në rast të kundërt.., ku s’ka sundim të ligjit, qytetarët po bëjnë vetëgjyqësi”, tha deputeti opozitar Asllan Dogjani.

“Organet të hetojnë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët pa arritur ne në konkluzione. Dhuna është e papranueshme”, u shpreh Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Dhoma e Avokatisë se Shqipërisë thotë se sulmi ndaj Mëngjesit nuk është rast i izoluar, duke theksuar se kërcënimi i avokatëve për shkak të detyrës është një situatë e vështirë që duhet vlerësuar maksimalisht. Edhe universiteti i Tiranës dënoi sulmin ndaj pedagogut me besimin se policia dhe prokuroria do të zbardhë sa më shpejt autorët dhe motivet

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë