Ministri i Jashtëm Bushati ka deklaruar në komisionin e Politikës së Jashtme se partnerët ndërkombëtare janë alarmuar pas sulmit të Berishës ndaj kolonel Artur Meçollarit në ditët e fundit. “Në zyrën time dhe ministres së Mbrojtjes kanë ardhur partnerët ndërkombëtarë të alarmuar për sulmin ndaj Meçollarit” tha Bushati.
/Shqiptarja.com
Ndërkohë që Edi Paloka është shprehur se negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin janë lënë në dorë të një spiuni, duke vijuar me akuzat, ashtu si Berisha. “Nuk ke bërë asgjë tjetër veçse je përdrillur në komision. I keni lënë në dorë spinëve të negociojnë” tha ai.
Opozita ka kërkuar një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes, shefin e shtabit dhe kreun e SHIU-u për Artur Meçollarin.
d.b/shqiptarja.com












