Sulmi i Berishës për listat, Basha:
Janë çështje të brendshme të PD

Sulmi i Berishës për listat, Basha:<br />Janë çështje të brendshme të PD
Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të komentojë deklaratat e Sali Berishës për listat e deputëtëve, përjashtimet dhe marrëveshjen me Ramën.
 
Lideri demokrat pas daljes nga Kuvendi e anashkaloi duke deklaruar se ato janë çështje të brendshme të PD, ndërsa theksoi se nuk duhet të heqim vëmendjen nga qeverisja.
 
Detyra e opozitës dhe e kryetarit të PD është të mobilizojmë forcat brenda dhe jashtë asaj salle.

Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë cështje që na takojnë brenda PD, por nuk duhet të heqim vëmendjen ndaj kësaj të keqe të madhe, ku asgjë nuk ka ndryshuar
” deklaroi Basha.
 
Gjatë fjalës së tij, Basha sulmoi Ramën pas thirrjes së tij të fundit paraditen e sotme që deputetët e grupit të PS, por edhe ministrat të japin gjak dhe mbledhjeve në qarqe.
 
Pirja e gjakut nuk është metaforë, pasi 'Rama 1' u mori 1.5 mld dollarë. Ta nisë duke u kthyer këtë gjak shqiptarëve.
 
Por mendoj se për shqiptarët cdo ditë që kalon bëhet më e qartë, gjërat do të shkojnë keq e më keq.
 
Kabineti është bërë si agjenci ekskursioni. Nuk ka rrugë pas, por vetëm përpara, debat me transparencë
” deklaroi ai.

Berisha ka kritikuar listat për deputetë, duke pohuar se ato ishin listat e Bashës dhe jo të Partisë Demokratike.
 
Në këtë kuadër, Berisha shtoi se Basha ka përgjegjësinë më të madhe personale për humbjen.
 
Berisha tha gjithashtu se largimi i eksponentëve të rëndësishëm në PD nga Lulzim Basha ishte i pamotivuar.



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri