Sulmi i Daul kundër Ramës
fsheh një kontratë miliardere

Sulmi i Daul kundër Ramës <br />fsheh një kontratë miliardere
TIRANE- Kryetari i Partive Popullore Europiane dhe europarlamentari i djathtë nga Strasburgu, Zhozef Dol (Joseph Daul), sipas të gjitha gjasave është “kumbari”
i kontratës shumëmilionëshe që Shqipëria nënshkroi në Tiranë në 17 dhjetor 2009 për blerjen e helikopterëve nga firma “Eurocopter”. Për më tepër, duke përdorur autoritetin e tij si kryetar i grupimit të djathtë dhe shumë i afërt me presidentin francez Sarkozi, euraparlamentari Dol, ka lobuar, jo vetëm në nënshkrimin e kësaj kontrate shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë, por edhe duke ndërmjetësuar me një kompani të njohur kanadeze, që prodhon mjete të aeronautikës dhe pjesë këmbimi për to, për të marrë pjesë që nuk justifikojnë çmimet që duhet të paguajë Shqipëria për këto mjete të ndihmës së shpejtë.

Në 24 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, kryeministri Berisha vizitoi Francën dhe më pas deklaroi se “mori mbështetjen e Nikolas Sarkozi për
integrimin në BE dhe NATO”. Por, atë ditë revista franceze “L’Express”, shkroi se qëllimi i takimit Berisha-Sarkozi ishte kontrata e majme nga buxheti i shtetit shqiptar për të blerë helikopterë nga kompania “Eurocopter”, ku Franca ka shumicën e aksioneve. Në garë ishin “Eurocopter”, për të cilën loboi vetë presidenti Sarkozi, Agusta, kompania italiane e grupit “Finmeçania” dhe “Sikorski” amerikan që i përket grupit “United Technologies”.
"Presidenti francez dhe Sali Berisha ranë dakord veç të tjerash që të intensifikojnë marrëdhëniet ekonomike mes Parisit dhe Tiranës, që janë pak të zhvilluara, dhe Nicolas Sarkozy nënvizoi rëndësinë, nisur nga ambiciet evropiane të Shqipërisë, e projektit të blerjes së 17 helikopterëve ushtarakë. "Eurocopter", filiali i EADS, është në garë për këtë kontratë të shumëdëshiruar edhe nga italianët e Agusta (grupi Finmeçanica) dhe amerikanët e Sikorsky (filial i grupit United Technologies)",- raportonte në atë kohë "L'Express". Nga ana e saj presidenca franceze deklaronte se: "Presidenti francez i bëri të qartë kryeministrit shqiptar vëmendjen, me të cilën po ndjek tenderin e ushtrisë shqiptare për blerjen e disa helikopterëve të rinj".
Skandali vijon më tej. Duke shfrytëzuar lidhjet e tij si dhe përvojën në afera, europarlamentari Dol, mund të ketë qenë edhe ndërmjetës që në emër të "Eurocopter", shumica e pjesëve të 5 helikopterëve që do të blejë Shqipëria, mes të cilëve edhe ai VIP për kryeministrin, të merren me çmime më të ulëta në Kanada te koncerni "Bombardier" i njohur botërisht për prodhimet aerospaciale dhe ato hekurudhore, me degë në 23 vende, mes tyre edhe në Francë, si lider në prodhimin e produkteve për fluturim dhe me çmime të pranueshme. Kontrata që është nënshkruar në dhjetor 2009 në Tiranë, parashikon që Shqipëria të paguajë 78 633 288 euro, dhe ndër blerjet u shtua edhe helikopteri EC 145 VIP, me vlerë mbi 5.3 milionë euro.

BUXHETI
Në fund të gushtit 2011 hyri në fuqi kontrata e ndryshuar mes Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë "Eurocopter" për blerjen e 5 helikopterëve të mesëm shumërolësh. Kontrata, tashmë me vlerë 84 milionë euro parashikon blerjen e 4 helikopterëve ushtarakë dhe një helikopteri VIP për krerët e shtetit dhe blerja e këtij të fundit u shtua në momentin e fundit. Deri në 2014, ky buxhet do të ndajë çdo vit një fond të majmë për blerjen e mjeteve fluturuese. Qeveria shqiptare dhe kompania "Eurocopter" e lidhën kontratën më 17 dhjetor 2009 për blerjen e 5 helikopterëve AS 532 AL Cougar si dhe pajisjeve shoqëruese dhe të helikopterit VIP. Shqipëria do të niste pagesën prej 15 qershorit me 8 milionë euro. Pagesa tjetër do të bëhet jo më vonë se 28 shkurt 2012, në shumën 20 milionë euro. Pagesa e tretë duhet të bëhet jo më vonë se në 28 shkurt 2013, në shumën prej 20.6 milionë euro, me të cilën do të bëhet shlyerja e vlerës së mbetur të helikopterit të tretë dhe të katërt. Ndërsa pagesa e katërt duhet të bëhet jo më vonë se në 28 shkurt 2014, në shumën prej 8.570.788 euro për të mbuluar pagesën e mbetur për helikopterin e pestë.

SHBA,DENONCUAN KONTRATEN E HELIKOPTEREVE

Ky skandal me financat e shtetit shqiptar dhe blerjen e mbështetjes politike të kancelarive të huaja, me anë kontratash, përfundoi edhe në kabllogramet e ambasdës së SHBA dhe ambasadorit Uidhërs, sipas zbulimit të "Ëikileaks" në 6 tetor 2009. Në kabllin diplomatik me titull: "Tenderi i ministrisë së mbrojtjes merr një kthesë problematike", ish-ambasadori Uidhërs shpreh zhgënjimin për eleminimin e kompanisë amerikane të helikopterëve "Sikorski", duke shkruar se: " "Shqipëria ka të drejtë të zgjedhë helikopterët më të përshtatshëm që asaj i nevojiten, por se nuk mund ta trajtojë SHBA-në, aleatin e saj më të fortë në këtë mënyrë".

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë