Sulmi ukrainas në Belgorod, në Rusi, do të ndikojë në bisedimet për paqen ndërmjet Kievit dhe Moskës. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Moska akuzoi forcat e Kievit për kryerjen e një bastisjeje në qytetin rus që shtrihet përtej kufirit verior të Ukrainës: dy helikopterë hodhën raketa, duke hedhur në erë një depo nafte. Ky është sulmi i parë ukrainas në tokën ruse që nga fillimi i pushtimit. Kievi, megjithatë, nuk e konfirmoi.
Lajmi kryesor:
Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit











