Sulmi i SHBA në Siri, shumë
shtete në krah të Donald Trump

Sulmi i SHBA në Siri, shumë<br />shtete në krah të Donald Trump
Aksioni i SHBA i cili lëshoi 59 raketa mbi një bazë ajrore siriane ka marrë mbështetjen nga shumë shtete ndërkombëtare .

Liderët botërorë vlerësuan aksionin e SHBA-së dhe i bënë thirrje Putin të zhvillojë bisedime urgjente me Trump, në mënyrë që të parandalohet Kriza në Siri e cila mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë botëror, ndoshta në një Luftë të Tretë Botërore.

Izraeli
 “Jemi me ju ,Izraeli mbështet plotësisht vendimin e presidenti Trump” u shpreh në mesazhin e tij kryeministri izraelit Netanyau.
 
Britania
“Kjo ishte përgjigja e duhur, pas sulmit barbar me armë kimi që ndërmori regjimi sirian”, ishte mesazhi i kryeministres Britanike Theresa May.
 
Gjermania
“Përgjegjës i vetëm i këtyre zhvillimeve është presidenti i Sirisë Bashar-al Assad” u shpreh kancelarja Merkel.
 Edhe ministri i jashtëm gjerman Gabriel e cilësoi sulmin të kuptueshëm. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe presidenti francez Holande i cili shtoi se duhej të vendoseshin sanksione pasi përdorimi i armëve kimike nuk kishte të sosur.
 
Franca
“Sulmi amerikan është një sinjal për rusët dhe iranianët se nuk duhet të mbështesin regjimin e Assad”,  tha ministri i jashtëm Francës.

Italia
Ministri i jashtëm Italian Alfano u shpreh se sulmi në Siri është një aksion i arsyeshëm pas sulmit me armë kimike që ndërmori Assad.Kryeministri i Italisë,Gentiloni u shpreh se bombardimet duhet të përshpejtojnë përpjekjet për të arritur paqen. “Assad është përgjegjës për një krim lufte” tha në reagimin e tij Gentiloni.

BE
Presidenti Këshillit Evropian Donald Tusk tha se sulmet e raketave amerikane në bazën ajrore siriane treguan "vendosmërinë e nevojshme" kundër sulmeve kimike.

NATO
Edhe kreu i NATO-s, Stoltenberg u shpreh se ishte njoftuar për sulmin amerikan.

“NATO dënon përdorimin në Siri të armëve kimike, pasi përdorimi i tyre është i papranueëshëm. Përdorimi i armëve kimike kërcënon sigurinë në botë dhe paqen ndërkomëbtare. Regjimi sirian e ka fajin për të gjitha zhvillimet në Siri” u shpreh Stoltenberg.

Turqia
Edhe Turqia ka shprehur mbështetjen e saj ndaj sulmit amerikan duke e konsideruar të drejtë.
 “Përgjigja e SHBA kundër Assad pas sulmit kimik është një përgjigje e duhur dhe mbi të gjitha e nevojshme”, tha në reagimin e tij ministri turk i punëve të jashtme
Kutulmus.
 
Arabia Saudite
Arabia Saudite jo vetëm e ka mbështetur Washingtonin por e ka konsideruara aksion e Trump të giximshëm.
 ”Komunitet ndërkombëtar dështoi që të ndalte aksionet e regjimit të Assad”, thuhet në njoftimin për shtyp të Riadit.

Irani
“Irani dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për ISNA. 

“Irani e dënon sulmin e SHBA-së, pasi kjo vetëm sa forcon terroristët në Siri dhe do të ndërlikojë situatën në Siri dhe rajon”, shtoi zëdhënësi.
 
Japonia, Australia, Estonia,  janë shtete të tjera të cilat kanë përkrahur Kreun e Shtëpisë së Bardhë.
 
”Të drejtë dhe të shpejtë”, e cilësoi aksionin kryeministri Australian duke shtuar se nuk janë në luftë me regjimin e Assad.

Redaksia Online
(B.K/e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane