Sulmi, iraniani 18-vjeçar i
joshi të rinjtë me ushqim falas

Sulmi, iraniani 18-vjeçar i<br />joshi të rinjtë me ushqim falas
9 të vdekur dhe 16 të plagosur është bilanci i sulmit terrorist të një nate më parë në Munih të Gjermanisë. Sulmi ndodhi në një restorant McDonald's në një qendër tregtare në veri të qytetit. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se policia gjermane ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të sulmit. Sipas policisë gjermane, autori është një 18-vjeçar iranian, Ali Sonboly. Trupi i pajetë i autorit është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Mediat raportojnë se ai ishte vetëvrarë me një plumb në kokë.

alidavid

Sipas Daily Mail policia po heton mbi shpalljen për ushqim falas në restorantin McDonald’s. Një faqe e rremë në facebook u ka thënë të rinjve të mblidhen në restorant pasi do të kishte ushqim falas. Ky njoftim ka bërë që të rinjtë të mblidhen duke ja lehtësuar iranianit vrasjet. 18-vjeçari Ali Sonboly, kishte dy vite që jetonte në Mynih. Shenjestra e tij duket se ishin fëmijët e pafajshëm, pasi gjatë bisedës me një burrë që e shante nga ballkoni, ai u ankua se ai kishte qenë i keqtrajtuar. Presidenti i Policisë së Mynihut, Hubertus Andrae, i pyetur nëse “Loja” e Facebook kishte lidhje me sulmin, u përgjigj se kjo ishte “një pjesë e hetimit gjithëpërfshirës që po kryhet”. Dyshimet më të mëdha janë se ai ka vepruar si hakmarrje ndaj talljeve që e ka vuajtur për shumë vite.
 
Një operacion i gjerë i policisë nisi menjëherë pas njoftimeve se sulmi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum” ishte kryer nga tre persona. Të shtënat nisën rreth orës 18:00 të pasdites së të premtes në restorantin “McDonald”. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane. 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot