Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur këtë të martë në SPAK. Ismaili është vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur më 12 mars ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Gazetarja Keti Banushi bën me dije se Ismailit po i komunikohet mbyllja e hetimeve,teksa më herët i është komunikuar edhe 2 të arrestuarve të tjerë: ish-punonjësit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.
Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.
Të arrestuarit më pas i kanë shpërndarë të dhënat e marra te persona të tjerë, mes të cilëve dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, si dhe Dritan Palikaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.
Lajm në përditësim...
Komente











