TIRANE - Urdhri për përdorimin e armëve kimike që shkaktoi më 21 gusht vdekjen e qindra civilëve në periferi të Damaskut mund të jetë dhënë nga Maher al Assad, vëllai i presidentit sirian, Bashar al Assad, sipas një zyrtari të OKB-së që monitoron konfliktet në Lindjen e Mesme. Maher al Assad është në krye të gardës së republikës dhe kontrollon divizionin e katërt, një njësi elitare e ushtrisë siriane që sipas opozitës ka përgjegjësinë për sulmin e 21 gushtit.
"Përdorimi i gazrave vdekjeprurës mund të ketë qenë vendim i diktuar nga arroganca e Maher al Assad, më tepër se sa një lëvizje strategjike e presidentit, Bashar al Assad", cituan burime nga OKB-ja, për agjencinë "Bloomberg". Por zyrtarët e Iranit kanë fajësuar rebelët sirianë për sulmin e 21 gushtit, ku u përdor gaz helmues duke shkaktuar vrasjen e qindra personave në periferi të Damaskut.
"Si një viktimë e armëve kimike, Republika Islamike e Iranit nuk do të tolerojë përdorimin e armëve të tilla,”- ka theksuar ministri i Jashtëm i Teheranit Mohammad Javad Zarif për televizionin shtetëror, duke kujtuar luftën kimike në 1986, ku Iraku përdori lëndë helmuese.
/Shqiptarja.com