Sulmi kimik në Siri, Trump:
Ndryshova qëndrim për Assad
Siri,sulm më armë kimike në Idlib, 58 të vdeku

Sulmi kimik në Siri, Trump:<br />Ndryshova qëndrim për Assad<br />Siri,sulm më armë kimike në Idlib, 58 të vdeku
“Aksionet e tmerrshme të regjimit të Assad nuk do të tolerohen më. Sulmi kimik tejkalon çdo kufi” u shpreh presidenti Donald Trump.

Manjati u tregua shumë i ashpër në reagimin e tij  duke thënë se sulmi ka ndryshuar tërësisht qëndrimin e tij ndaj Assad, duke akuzuar edhe administratën Obama që nuk mori asnjë masë.

“Ishte një fyerje për njerëzimin. Kur vret fëmijë të pafajshëm, kjo tejkalon cdo kufi” shprehet kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili nuk përmendi Rusinë.

Ndonëse përfaqësuesja e SHBA në OKB, Nikki Haley u shpreh e ashpër me Moskën duke thënë se herë pas here Rusia përdor të njëjtën mbrojtje  duke e shmangur vëmendjen nga Damasku.

Sulmi me armë kimike në Siri tronditi të gjithë botën sidomos pamjet e transmetuara ishin drithëruese duke dëshmuar realitetin e hidhur që po përjetojnë civilët.Qeveria e presidentit Assad e cila mohon kategorisht sulmin me armë kimike u kritikua ashpër nga ndërkombëtarët ,madje Këshilli i Sigurisë e cilësoi sulmin krim lufte.

I vetmi që doli në mbrojtje të Assad ishte aleati i saj Rusia duke i konsideruar akuzat ndaj Assad si Fake Neës.Nga sulmi me armë kimike në Siri mbetën të vrarë 86 persona, mes të cilëve 30 fëmijë dhe 20 gra. 

Ndërkohë, sulmi është dënuar edhe nga ati i shenjtë, Papa Françesku, që ka shprehur keqardhjen dhe e ka cilësuar si “të papranueshëm”.

Ankaraja: Autopsia tregon gjurmë kimike
Ndërsa Ankaraja  dëshmon se në bazë të autopsive të kryera mbi trupat e disa viktimave janë gjetur gjurmë të armëve kimike


Sulm më armë kimike në Idlib, 58 të vdekur, dhjetra të lënduar
Të paktën 58 persona mbetën të vrarë dhe dhjetra të plagosur si pasojë e sulmit në veri-perëndim të Sirisë.

Mediat raportojnë se mund të jetë një sulm me armë kimike i cili nuk është përdorë që në fillimin e luftës civile 6 vite më parë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka raportuar se sulmi në Khan Sheikun, i kryer nga trupat qeveritare ose avionët rusë, ka shkaktuar tek banorët një sërë pasojash siç janë të fikët, të vjella dhe dalje shkume nga goja. 
 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane