Sulmi mbi 150 shtete,EUROPOL:
Po shtohet kërcënimi kibernetik

Sulmi mbi 150 shtete,EUROPOL:<br />Po shtohet kërcënimi kibernetik
"Sulmi kibernetik i kësaj të premteje preku më shumë se 200 mijë njerëz në 150 vende". Kështu deklaroi të paktën shefi i “EUROPOL”, Rob Eainëright, i cili  gjatë një interviste në kanalin televiziv britanik “ITV” tha se bota po përballet me një kërcënim në rritje dhe ka shqetësim të madh për nivelin e sulmeve të tjera.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se një sulm tjetër është shumë i afërt dhe mund të jetë i pandalshëm.

Në këtë kuadër, shefi i “EUROPOL”, Eainëright tha se është i shqetësuar se numri i njerëzve të prekur nga virusi kompjuterik do të rritet, kur ata të kthehen në punë të hënën në mëngjes.

Ndërsa liderët e G7 të mbledhur në Romë edhe një ditë më parë kërkuan më që të merren masa për të siguruar të dhënat e të gjihë qytetarëve ndërsa Europol e konsideroi sulmin të paprecedentë.

Një sulm masiv kibernetik preku mbremjen e të premtes shumë organizata në të gjithë botën,  ndërsa me qindra mijëra kompjutera u bllokuan.

Bëhej fjalë për një sulm përmes një programi që quhet “Ransomëare” dhe që kërkon një pagesë prej 300 dollarësh në “Bitcoins” për t’i kthyer pajisjet në gjendjen fillestare.

Raporte për sulmin vijnë nga më shumë se 90 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Kinën, Rusinë, Spanjën, Italinë dhe Tajvanin.  

Problemet më të mëdha nga sulmi janë shkaktuar në Angli, ku virusi ka prekur rëndë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, duke bllokuar mijëra kompjutera në shumë zona të vendit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie