DAMASK-  Duket se një koalicion vendesh, ku përfshihen SHBA-të, Britania, Franca, Turqia dhe disa prej vendeve të Gjirit janë të gatshme për ndërhyrje edhe pa aprovimin e OKB-së.
 
Por krerët e ushtrisë amerikane janë shumë skeptikë për një ndërhyrje në shkallë të gjerë për arsye të kostove të mëdha që do përfshinte një ndërhyrje e tillë, por edhe për rrezikun e përfshirjes në një luftë me kthesa të paparashikuara dhe më një qëllim final jot ë qartë.

Skenari që duket se ka shanset më të mëdha është ai I goditjeve ‘kirurgjikale’ nga deti përmes destrojerëve të pajisur me sistem raketash Tomahawk. Këto raketa, të pajisura me GPS janë të afta të godasin objektiva preçizë nga një largësi e madhe, megjithëse fuqia e tyre është në fakt dëmtuese dhe jo shkatërruese. Me sa duket administrat Obama është më e prirur të aprovojë një operacion që do të godiste uzinat dhe depot e armëve kimike të Sirisë, për t’I dhënë një sinjal të qartë Bashar al Assadit, por pa u përfshirë në luftime të gjera. Rreziku I goditjes së impianteve të armëve kimike qëndron megjithatë te përhapja e helmeve në territorin përreth pas goditjes.

Në Mesdhe ndodhen aktualisht anije luftarake amerikane që kanë në bord rreth 400 raketa Tomahawk. Ndërkohë krerët ushtarakë të SHBA, Jordanisë, Turqisë, Britanisë, Arabisë Saudite, Katarit, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Kanadasë janë mbledhur në Aman të Jordanisë për të koordinuar veprimet. Ministria e jashtme turke deklaroi më herët se Turqia do t’I bashkohet çfarëdo koalicioni që do të krijohet për goditjen e regjimit të Asad.

INSPEKTORET E OKB
Nga ana tjetër, ekipi i inspektorëve të OKB u nis sot drejt një prej vendeve ku është qëlluar me armë kimike, pranë Damaskut, por autokollona u kthye menjëherë mbrapsht, pasi u qëllua nga snajperë ‘të paidentifikuar’, njoftoi një zëdhënës I OKB-së. Pasi u dha dje drita e gjelbër nga qeveria siriane, autokollona e inspektorëve kaloi sot zonën nën kontroll të ushtrisë dhe u nis drejt zonës nën kontrollin e rebelëve, ndërsa mes dy palëve ishte shpallur një armëpushim I përkohshëm për të lejuar kalimin. Goditja ndodhi në zonën e ndërmjetme dhe detyroi ekipin e OKB-së të kthehej pas drejt postobllokut të trupave qeveritare.

Vonesat në kontrollin e vendngjarjes mund të minojnë punën e inspektorëve. Sipas ekspertëve, provat e një sulmi kimik mbi një territor nisin të zhduken rreth një javë pasi sulmi ka ndodhur, ndërkohë që sot është dita e 6-të pas sulmeve, për të cilat qeveria dhe reblët sirianë akuzojnë njëri-tjetrin.
 
Përvec kësaj ekziston frika se zona mund të jetë pastruar ndërkohë nga provat, por megjthatë inspektorët shpresojnë të gjejnë ndonjë copë predhe shrapnel në territory që do të shërbente si provë, bëhet fjalë për copa metali prej disa centimetrash (siç tregohet në foto) që do duhet të gjehen në një zonë të gjerë, një detyrë e vështirë për inspektorët.


copat e predhes
(Ne foto: Copat e një predhe shrapnel me mbushje kimike, prova që do kërkojnë inspektorët e OKB-së)

misile

(Ne foto:  Lëshimi i një rakete Tomahawk nga një anije luftarake)

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)