Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të ulë terroristët në gjunjë, pas sulmit në kryeqytetin Ankara ku u vranë të paktën 37 persona. Erdogan tha se makina bombë që shpërtheu do të shërbejë vetëm për të forcuar vendosmërinë e forcave të sigurimit të Turqisë.
Presidenti tha në një deklaratë se grupet terroriste janë në shënjestër të civilëve, sepse ata e kanë humbur betejën kundër forcave turke të sigurisë. Duke bërë thirrje për unitet kombëtar, ai tha se Turqia do të përdorë të drejtën e saj për tu vetë-mbrojtur për të parandaluar sulme të ardhshme. Bomba ishte vendosur në një nga lagjet kryesore të kryeqytetit turk.
Megjithëse deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin, avionët turq bombarduan 18 objektiva të rebelëve kurd në Irak. Ministri i Brendshëm Efkan Ala tha se një hetim do të përfundojë shumë shpejt dhe përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.
Nga ana tjetër ministri turk i Shëndetësisë Mehmet Muezzinoglu tha një konference shtypi se 30 persona janë vrarë në vendin e ngjarjes dhe shtatë vdiqën më vonë në spital. Të paktën një prej të vdekurve besohet të jetë një sulmues. Sipas tij më shumë se 100 persona janë duke u trajtuar në disa spitale në Ankara, prej të cilëve të paktën 15 janë në gjendje kritike.
Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby tha Uashingtoni mbështet luftën e autoriteteve turke ndaj terrorizmit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po ashtu dënoi sulmin, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për akte të tilla monstruoze të dhunës.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com